Prishtinë, 11 nëntor 2016 – Në praninë e një delegacioni të lartë të BE-së, të kryesuar nga Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, z. Johannes Hahn, sot në Prishtinë u lansua zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane. Kjo u bë në një takim të përbashkët, të kryesuar nga Kryeministri Mustafa, i cili u mbajt sot në Prishtinë. Përvec tyre, në këtë takim nga pala kosovare morën pjesë edhe ministra të Qeverisë, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, krerë të institucioneve të pavarura, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit.
Përvec tyre, të pranishëm ishin edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Apostolova, Ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së të akredituar në Prishtinë, pastaj Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Norvegjisë dhe Zvicrës, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare të akredituar në Prishtinë dhe të disa përtnerëve kryesorë zhvillimorë.
Ky takim, i cili po zhvillohet në kuadër të vizitës zyrtare të Komisionerit Hahn në Kosovë me rastin e publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për këtë vit. Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, më 1 prill të këtij viti, ky takim është ngjarja e dytë më e rëndësishme e këtij viti në marrëdhëniet politike me BE-në.
Takimi i sotëm shënon gjithashtu fillimin e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për prioritetet kyçe. Ngjashëm me vendet e tjera të rajonit, kjo kornizë e dialogut të rregullt është krijuar për të shtyrë përpara përmbushjen e detyrimeve të MSA-së përmes një qasjeje ku reformat prioritare do të diskutohen rregullisht ndërmjet palëve në nivelin më të lartë politik, dy herë në vit.
Si dokument planifikues zyrtar në kuadër të dialogut të nivelit të lartë, Agjenda për Reforma Evropiane ishte ideuar në prag të hyrjes në fuqi të MSA-së, dhe pas konsultimeve fillestare, dhe është lansuar zyrtarisht nga Kryeministri Mustafa dhe Komisioneri Hahn më 17 maj 2016, në Konferencën e Nivelit të Lartë Kosovë-BE për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, të mbajtur në Prishtinë. Pas kësaj, nën udhëheqjen e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Komisionit Evropian janë dakorduar prioritetet dhe është hartuar plani i veprimit 2017 për zbatimin e tyre, në bashkëpunim me institucionet relevante. Në këtë proces gjithashtu janë konsultuar organizatat e shoqërisë civile, institucionet financiare ndërkombëtare dhe partnerët zhvillimorë (donatorët).
ARE është e ndarë në tri shtylla: Qeverisja e mirë dhe sundimi i së drejtës; Konkurrueshmëria dhe klima e investimeve; dhe Punësimi dhe arsimi. Plani i veprimit për 2017 përmban rreth 130 veprime. Ajo është miratuar nga Qeveria pardje, më 9 nëntor 2016, dhe është proceduar në Kuvend për miratim.
Last modified: 10 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-agjenda-per-reforma-evropiane-ne-kuader-te-dialogut-te-nivelit-te-larte-kosove-be-per-prioritetet-kyce/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-agjenda-per-reforma-evropiane-ne-kuader-te-dialogut-te-nivelit-te-larte-kosove-be-per-prioritetet-kyce/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-agjenda-per-reforma-evropiane-ne-kuader-te-dialogut-te-nivelit-te-larte-kosove-be-per-prioritetet-kyce/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-agjenda-per-reforma-evropiane-ne-kuader-te-dialogut-te-nivelit-te-larte-kosove-be-per-prioritetet-kyce/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-agjenda-per-reforma-evropiane-ne-kuader-te-dialogut-te-nivelit-te-larte-kosove-be-per-prioritetet-kyce/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-agjenda-per-reforma-evropiane-ne-kuader-te-dialogut-te-nivelit-te-larte-kosove-be-per-prioritetet-kyce/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 9030 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-agjenda-per-reforma-evropiane-ne-kuader-te-dialogut-te-nivelit-te-larte-kosove-be-per-prioritetet-kyce/ […]