Integrimi Evropian

Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj vizitoj “Qendrën për Promovimin e Drejtave te Grave” në Drenas

2 Nëntor, 2016

Drenas 29 Nëntor 2016 – Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas – 25 Nëntori, dhe 16 Ditët e Aktivizmit Zëvendës Ministrja Anila Statovci-Demaj vizitoj “Qendrën për Promovimin e Drejtave te Grave” në Drenas të udhëhequr nga znj. Kadire Tahiraj. Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj u njoftua në detaje për punën e qendrës e cila për momentin kujdeset për 120 gra të dhunuara gjate luftës si dhe disa gra të tjera të dhunuara fizikisht pas luftës si dhe për misionin e saj i cili është përmisimi i të drejtave njerëzorë të gruas, sidomos ato që kanë përjetuar trauma gjate luftës, duke i ofruar ndihmë të drejtpërdrejt, rehabilitim, mirëqenie, aktivitet të ndryshme, duke u munduar që sado pak të ndryshohet jeta dhe përditshmëria e tyre. Me këtë rast Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj shprehi gatishmërinë për të ndihmuar Qendrën  për Promovimin e Drejtave të Grave dhe i përgëzoi për punën që kjo qendër bënë në vazhdimësi në përmisimin  e nevojave dhe të drejtave të tyre.

Last modified: 10 Gusht, 2022

One Response to " Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj vizitoj “Qendrën për Promovimin e Drejtave te Grave” në Drenas "

  1. go x scooter thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendes-ministrja-statovci-demaj-vizitoj-qendren-per-promovimin-e-drejtave-te-grave-ne-drenas/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *