Integrimi Evropian

Kryeziu: Përgatitje me kohe për nisjen e negociatave

25 Shkurt, 2020

Prishtinë, 25 Shkurt 2020 – Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu ishte pjesë e diskutimit për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, në panelin e organizuar nga Shoqëria Civile, respektivisht, organizata Demokraci për Zhvillim.

Ndër temat që u shtruan ishte se:” Çfarë do të thotë metodologjia e re e zgjerimit e BE-së? Cilat janë mundësitë e Kosovës për anëtarësim? A po i kryen Kosova detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të duhur? Këto ishin disa nga pyetjet të cilat u diskutuan në Sallonin e së Martës me temën: “Metodologjia e re e zgjerimit të BE-së: Çfarë do të thotë kjo për integrimin e Kosovës?”

Nga panelistët u konstatua se metodologjia e re do të mund ti jepte fuqi më të madhe vendeve anëtare të BE-së, të cilët janë edhe vendimmarrës politik në këtë proces.

Poashtu, temë e diskutimit ishte edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe rëndësia që ti komunikohet saktë, drejtë dhe në vazhdimësi qytetarëve në mënyrë që edhe pritjet të jenë reale.

Me këtë rast Zëvendës Ministri Kryeziu tha se: ”Republika e Kosovës duhet të filloj përgatitjet paraprake rreth kapitujve të cilët do hapen të parët, në mënyrë që të jemi me kohe të përgatitur për nisjen e negociatave kur të vie koha. Këtu po e them troç që sundimi i ligjit do jetë kryefjala e qeverisje tonë. Poashtu, procesi i zgjerimit çdo vit e më shumë po ashpërsohet, rrjedhimisht ne si institucione të vendit duhet të fillojmë ngritjen e kapacitetet institucionale për të qenë në gjendje të siguroj zbatim efektiv të reformave që burojnë nga MSA, në çdo fushë të qeverisjes”.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Danijela Barišić, Ambasadore, Ambasada e Kroacisë në Kosovë; Taulant Kryeziu, Zëvendësministër, Ministria e Integrimit Evropian dhe Bardha Tahiri-Jelliqi, Eksperte e Integrimit Evropian, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Salloni u moderua nga Artan Murati, Ligjërues i të drejtës së BE-së ndërsa editoriali do të shkruhet nga Valëza Zogjani, Hulumtuese e politikave, Demokraci për Zhvillim.

Last modified: 4 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *