Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova nis përgatitjet për Konferencën e Parisit

16 Shkurt, 2016

Prishtinë 16 shkurt 2016 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet.

Me znj. Daviet ka diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave si dhe përgatitjet për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Po ashtu temë qendrore e takimi ishte përgatitja që po bënë Kosova për pjesëmarrjen në Konferencën e Parisit këtë vit, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Ministri Çollaku vlerësoi se Konferenca e Parisit, do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes realizimit të projekteve të ndryshme përmes së cilave do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit evropian. Fokusi i konferencës së Parisit përveç projekteve infrastrukturore që tashmë janë dakorduar, do të jetë tek fuqizimi i rolit të rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet programeve të ndryshme që do të financohen nga BE.

Procesi i Berlinit është nismë e kancelares së Gjermanisë, znj. Angela Merkel, me qëllim të ofrimit të mbështetjes politike dhe financiare për shtetet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.

Procesi, filloi me Konferencën e Berlinit në vitin 2014,  për të vazhduar me Samitin e Vjenës që u mbajt në gusht të 2015 dhe këtë vit vijon me Konferencën e Parisit.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

2 Responses to " Kosova nis përgatitjet për Konferencën e Parisit "

  1. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-nis-pergatitjet-per-konferencen-e-parisit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-nis-pergatitjet-per-konferencen-e-parisit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *