Prishtinë, 9 dhjetor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku së bashku me kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa, janë takuar sot me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Temë e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.
Kryeministri Mustafa dhe ministri Çollaku, kanë njoftuar të pranishmit se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se Kosova pret që BE-ja të marr vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.
Po ashtu nënvizuan rëndësinë që ky proces e ka për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët duhet të gëzojnë këtë të drejtë elementare për të lëvizur lirshëm në BE në saje të përmbushjes së zellshme të kushteve teknike nga ana e të gjithë institucioneve përgjegjëse, si dhe faktin që çdo vonesë e mëtutjeshme do të jetë e pajustifikueshme.
Last modified: 11 Gusht, 2022