Londër, 7 Qershor, 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku gjatë vizitës zyrtare në Londër u prit nga Ministri për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar Z. David Lidington.
Gjatë takimit me Ministrin për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lidington, u diskutua perspektiva Evropiane e Kosovës, respektivisht nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Me këtë rast nga ana e Z. Lidington, u konfirmua se Kosova do ta ketë përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë proces.
Z. Lidington po ashtu, shtoi se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar në avancimin e raporteve të Kosovës me Serbinë dhe dialogun ndërmjet dy palëve i cili është duke vazhduar në mënyrë që të sjelle të dy vendet më afër BE-së.
Ministrja Çitaku ka informuar z. Lidington me zhvillimet e fundit, dhe përparimin që është duke u bërë në Kosovë, dhe shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha reformave të nevojshme në kuadër të procesit të Integrimit Evropian.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] There you will find 52161 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-do-ta-kete-perkrahjen-e-britanise-per-msa-ne/ […]