Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Bashkëpunimi Kosovë – Kroaci në kuadër të përgatitjeve intenzive për MSA

7 Qershor, 2013

Zagreb, 5-6 Qershor 2013 – Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, me mbështetje të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Zyra në Kosovë, dhe e Organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane e Kroacisë, është mbajtur më 05-06 Qershor 2013, në Zagreb Seminari i Nivelit të Lartë për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit: Përvoja e Kroacisë.

Seminari u hap nga Zëvendës Ministri i Ministrisë së Integrimit Evropian, z. Gëzim Kasapolli, Ndihmës Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, z. Nebojša Koharovic dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-s në Kroaci, znj. Louisa Vinton.

Në hapjen e seminarit, Zëvendës Ministri Kasapolli tha: “Kosova i ka përmbushur kriteret afatshkurta për hapjen e negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim. Në qershor ne presim dritën e gjelbërt për të filluar negociatat si hap i parë drejt ankorimit të marrëdhenieve tona me Bashkimin Evropian. Ky është vetëm fillimi i një procesi kompleks dhe të gjatë në rrugën e anëtarsimit të Kosovës në BE. Organizimi i këtij seminari ka për qëllim shkëmbimin e përvojave me të mira të Qeverisë Kroate me qëllim të negociimit sa më të sukseshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi. Dëshiroj të shprehi falenderime të veçanta për përkrahjen e sinqertë dhe të fuqishme që shteti i Kroacisë në vazhdimësi është duke ofruar Republikës së Kosoves në rrugëtimin tonë në BE. Poashtu, e falenderoj UNDP-n, Zyrën në Kosovë për mbështetjen në organizimin e këtij seminari.”

Ndihmës Ministri Koharovic tha: “Shteti i Kroacisë dhe shteti i Kosovës gëzojnë marrëdhenie të shkelqyeshme  fqinjësore dhe ndajnë të kaluaren dhe të ardhmen e përbashkët. Kroacia ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahëse e fuqishme e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe në këtë drejtim, ne kemi përkrahur zëshëm nisjen e negociatave për MSA ndëmjet Kosovës dhe BE-së. Si anëtar i 28 i Bashkimit Evropian, ne gëzojm përvojen më të fundit dhe më të frësket të procesit integrues. Dua të ju siguroj që keni përkrahjen tonë të plotë në transferimin e kësaj përvojës me qëllim të lehtësimit të procesit integrues të Kosovës në BE.”

Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-s në Kroaci, znj. Louisa Vinton tha: “UNDP, poasqërisht UNDP Zyra në Kosovë, është shumë e kënaqur që kemi pasur mundësinë e bashkë-organizimit të këtij seminari. Besoj që shkëmbimi i përvojës dhe transferimi i mësimeve më të mira të Kroacisë do të jetë i një rëndësie dhe ndihme të veçantë për Kosovën.  Procesi i integrimit Evropian është proces i rritjes së standardeve të përgjithshme politike, ekonomike dhe sociale dhe si i tillë paraqet prioritet të veçantë për Kombet e Bashkuara.  UNDP-ja, në bashkëpunim me agjencitë e ndryshme zhvillimore dhe partnerë ndërkombëtarë është shumë aktive në Ballkanin Përendimor dhe posedojm një ekspertizë të madhe për të asistuar vendet e Ballkanit Përendimor në rrugëtimin e tyre në BE. Seminari i sotëm është një shembull praktik i bashkëpunimit të shkelqyeshëm ndërmjet dy vendeve në kuadër të procesit të integrimit Evropian.”

Gjatë seminarit kanë ligjeruar disa nga personat kyç të procesit të integrimit evropian të Kroacisë: z. Andrej Plenkovic, ish Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane dhe deputet i Kroacisë në Parlamentin Evropian, znj. Tamara Obradovic Mazal, ish Zevendës Kryenegociatorja e Kroacisë, znj. Marija Pejcinovic Buric, ish Sekretarja e Shtetit të Ministrisë së Integrimit, z. Filip Dragovic, ish Ndihmës Ministër i Punëve të Brendshme, etj.

Në këtë seminar të nivelit të lartë kanë marr pjesë Zëvendës Ministrat, Sekretarët e Përgjithshëm dhe udhëheqës të institucioneve të pavarura.

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Bashkëpunimi Kosovë – Kroaci në kuadër të përgatitjeve intenzive për MSA "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bashkepunimi-kosove-kroaci-ne-kuader-te-pergatitjeve-intenzive-per-msa/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bashkepunimi-kosove-kroaci-ne-kuader-te-pergatitjeve-intenzive-per-msa/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bashkepunimi-kosove-kroaci-ne-kuader-te-pergatitjeve-intenzive-per-msa/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you can find 1796 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/bashkepunimi-kosove-kroaci-ne-kuader-te-pergatitjeve-intenzive-per-msa/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *