Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë për progresin e shënuar në fushën e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimit si dhe për lëvizjen e lirë të mallrave

14 Prill, 2016

Bruksel, 14 prill 2016 – Tregtia, politika për industri dhe politika për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), doganat, tatimi dhe lëvizja e lirë e mallrave ishin temat kryesore të diskutuara në takimin e Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA) të enjten, më 14 prill në Bruksel.

Të dyja palët u shprehën të kënaqur për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) më 1 prill 2016. Duke pasur parasysh se të gjitha temat  e diskutuara ishin të rëndësishme dhe paraqesin bazën e MSA-së, takimi ishte veçanërisht i rëndësishëm për të nisur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. U theksua gjithashtu rëndësia e Programit të Reformës Ekonomike të Kosovës dhe zbatimin e tij me kohë.

Në mesin e çështjeve konkrete të ngritura gjatë këtij takimi, u diskutua integrimi i tregtisë dhe bilancit tregtar të Kosovës me partnerët e saj tregtarë kryesorë. Komisioni ngriti në veçanti nevojën për shqyrtimin e kujdesshëm të qasjes së Kosovës karshi OBT-së. Përveç kësaj, Kosova ka prezantuar gjendjen aktuale në negociatat në kuadër të CEFTA-s, në veçanti problemet e hasura gjatë negociatave dhe në zbatimin e marrëveshjes. U diskutua po ashtu Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë.

Në fushën e doganave dhe tatimeve, u diskutuan kapacitetet administrative dhe performanca e të dy autoriteteve. Qeveria paraqiti bashkimin e planifikuar të të dy autoriteteve. Komisioni Evropian ngriti, në veçanti, shqetësimet rreth zgjidhjes ende në pritje të rasteve të ndërlidhura me doganat dhe taksat në divizionin fiskal të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Komisioni inkurajoi autoritetet për të adresuar këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të përgatisë një plan të detajuar për zgjidhjen e rasteve të pazgjidhura dhe zgjidhjen efikase të rasteve aktuale. Një luftë e fortë kundër ekonomisë joformale është identifikuar si kyçe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Si vitin e kaluar, Komisioni Evropian inkurajoi Kosovën që të miratojë dhe të zbatojë kornizën e nevojshme ligjore që do të marrë në konsideratë avullimin e produkteve të benzinës me t’u importuar. Komisioni Evropian po ashtu ka ndarë informacione për Kodin Doganor të BE-së, i cili do të hyjë në fuqi në maj 2016.

Për sa i përket sektorit të industrisë dhe zhvillimit të NVM-ve, u prezantuan publikimi i ardhshëm i Indeksit të Politikave të NVM-ve 2016 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe vlerësimi i tij. U diskutuan edhe mangësitë dhe problemet me statistikat e nevojshme të biznesit për qëllime politikash. Përveç kësaj, Kosova prezantoi gjendjen aktuale në zbatimin e strategjisë së saj për zhvillimin e sektorit privat.

Për sa i përket lëvizjes së lirë të mallrave, fushat e standardizimit, vlerësimit të konformitetit, akreditimit, metrologjisë dhe mbikëqyrjes së tregut janë diskutuar në detaje.

Takimet e Dialogut të PSA, konkluzionet e të cilave futen në Raportin e ardhshëm të Shtetit, janë organizuar bashkërisht nga Komisioni Evropian dhe Ministria për Integrime Evropiane

Informata për historikun

Dialogu për PSA është një kornizë në kuadër të së cilës Bashkimi Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell rezultatet e Kosovës në reforma, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare.

Shtatë fusha mbulohen në këto takime sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këto shtatë sektorë janë:

– Drejtësi, Liri dhe Siguri;
– Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë;
– Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim;
– Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit;
– Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit;
– Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal;
– Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.

Në kuadër të MSA-së, takimi i Dialogut për MSA do të transformohet dhe do të zëvendësohet me nën-Komisionet për Stabilizim dhe Asociim.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

9 Responses to " Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë për progresin e shënuar në fushën e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimit si dhe për lëvizjen e lirë të mallrave "

  1. Wow, awesome weblog format! How long have you ever been running a blog for? you make blogging glance easy. The overall look of your web site is fantastic, as well as the content!

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 26358 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-e-shenuar-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimit-si-dhe-per-levizjen-e-lire-te-mallrave/ […

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 38333 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-e-shenuar-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimit-si-dhe-per-levizjen-e-lire-te-mall…

  4. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-e-shenuar-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimit-si-dhe-per-levizjen-e-lire-te-mallrave/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-e-shenuar-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimit-si-dhe-per-levizjen-e-lire-te-mallrave/ […]

  6. … [Trackback]

    […] There you will find 95832 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-e-shenuar-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimit-si-dhe-per-levizjen-e-lire-te-mallrave/ […

  7. altogel thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-e-shenuar-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimit-si-dhe-per-levizjen-e-lire-te-mallrave/ […]

  8. Volnewmer thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-e-shenuar-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimit-si-dhe-per-levizjen-e-lire-te-mallrave/ […]

  9. : thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 75017 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-per-progresin-e-shenuar-ne-fushen-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimit-si-dhe-per-levizjen-e-lire-te-mallr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *