Bruksel, 25 shkurt 2015 – Përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pylltarisë, peshkatarisë dhe sigurisë së ushqimit.
Këto diskutime mbahen në kuadër të kornizës së Dialogut të rregullt për Procesin e Stabilizim Asociimit. Këto diskutime u zhvilluan mbi një numër temash, si shtimi i kontrollit në importin e ushqimit dhe kafshëve, fuqizimi i sigurisë së ushqimit brenda Kosovës, sistematizimin e futjes së të dhënave në identifikimin e kafshëve, regjistrimi dhe databaza e lëvizjes, statistikat për importin dhe eksportin bujqësor, dhe performanca e institucioneve përgjegjëse të Kosovës në bujqësi dhe siguri të ushqimit.
Diskutimet në takimin e Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit erdhën në përfundim se lidhur me çështjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë së ushqimit, legjislacioni i Kosovës ka krijuar një bazë të mirë për zbatimin e standardeve të BE-së, mirëpo Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për t’i zbatuar këto standarde si transferimi i inspektorëve nga komunat ne Agjencinë e Shqimit dhe Veterinarisë si dhe zhvillimi i ndërtimi i impiantit për mbetje shtazore. Përveç kësaj, fermerët duhet të inkurajohen të regjistrojnë lëvizjet e kafshëve, lindjet dhe vdekjet në mënyrë që sëmundjet shtazore te luftohen efektivisht dhe që ushqimi me orgjinë shtazore të mund të gjurmohet. Kjo është në interes edhe të vetë fermerëve.
Konsumatorët e Kosovës meritojnë të ushqehen me ushqim të së njëjtës cilësi dhe siguri sikurse qytetarët e Bashkimit Evropian. Komisioni thekesoi se për të arritur një gjë të tillë, standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: në kontrollimin e importeve dhe eksporteve, në regjistrimin e kafshëve, në llojin e praktikave që lejohen për prodhimin e ushqimit, në mënyrën e përpunimit të ushqimit, dhe pastaj në paketim dhe shitje.
Një numër i organeve kontrolluese janë të përfshirë në garantimin e këtyre standardeve si: zyrtarët e shëndetit, inspektorët, veterinerët, laboratorët. Gjatë diskutimve u arrit pajtimi që operatorët e ushqimit, qoftë fermerë ose përpunues të ushqimit duhet po ashtu të ndryshojnë praktikat e tyre që kanë krijuar për të plotësuar këto standarde dhe që përpjekjet e Kosovës për t’i bindur operatorët e tyre janë kyqe.
Diskutimet ku pjesmarrësit përcollën edhe porositë kyqe te organizatave të shoqërisë civile, shqyrtuan edhe mbështetjen e vetë Kosovës për sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu pagesat e dyfishta për prodhim të caktuar dhe një skemë të granteve rurale për t’u ndihmuar fermerëve dhe operatorëve që të arrijnë standardet e BE-së. Këto skema të kufizuara kanë qenë të suksesshme dhe do të zgjerohen meqë Kosova do të rrisë buxhetin e saj që ndahet për bujqësi dhe prodhim të ushqimit. Ka pasur gjithashtu diskutime për një numër sektorësh, si bujqësia organike dhe sektori i verës në Kosovë.
Një temë e diskutuar gjerësisht ishte edhe pylltaria, meqë Kosova po përpiqet të balancojë përfitimet ekonomike nga një burim aq i gjerë me nevojën për t’i ruajtur këto pyje për të ardhmen. Komisioni nënvizoi se pyjet duhet të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme, që nënkupton edhe kontrollimin e prerjeve ilegale. Kosova po përpiqet ta adresojë këtë përmes një numër strategjish të ndryshme dhe planesh veprimi, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel komunal.
Ky takim ka shqyrtuar edhe mënyrën se si të përqendrohet më së miri asistenca e BE-së për këtë sektor. Bujqësia dhe Siguria e Ushqimit kanë përfituar nga asistenca e konsiderueshme që është ofruar deri më tash për shembull, BE-ja ka kontribuuar me skemën e granteve rurale dhe ky prioritet do të vazhdojë në të ardhmen.
Informata mbi historikun
Dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA) është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell reformat në Kosovë, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Qeveria. Secili takim rezulton në marrëveshje të përbashkët për ndërmarrjen e veprimeve nga ana e autoriteteve kosovare.
Në këto takime sektoriale mbulohen shtatë fusha, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këta shtatë sektorë janë:
– Drejtësi, Liri dhe Siguri;
– Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë;
– Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim;
– Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit;
– Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit;
– Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal;
– Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.
Koha në mes të mbajtjes së takimeve mundëson implementimin e rekomandimeve dhe veprimet përcjellëse mbi të cilat është pajtuar. Një takim plenar, ku do të diskutohen prioritetet e reformimit pritet të mbahet në korrik të vitit 2015. Konkluzionet e këtyre takimeve janë publike dhe mund t’i gjeni në uebsajtin e Zyrës së BE-së dhe në http://www.mei-ks.net.
Për më shumë informata, kontaktoni:
Zyra e Bashkimit Evropian
Fatmire Terdevci, 038 5131 517
Ministria e Integrimeve Evropiane
Flamur Salihu, 044 344 210
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesi-pylltari-peshkatari-dhe-siguri-te-ushqimit-2/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesi-pylltari-peshkatari-dhe-siguri-te-ushqimit-2/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesi-pylltari-peshkatari-dhe-siguri-te-ushqimit-2/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 588 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesi-pylltari-peshkatari-dhe-siguri-te-ushqimit-2/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 25405 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesi-pylltari-peshkatari-dhe-siguri-te-ushqimit-2/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesi-pylltari-peshkatari-dhe-siguri-te-ushqimit-2/ […]