Bruksel, 20 mars 2020 – Zyrtarët nga Kosova dhe Komisioni Evropian zhvilluan diskutime lidhur me zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushën e energjisë, mjedisit, klimës, transportit dhe zhvillimit rajonal. Diskutimi u mbajt në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) e cila hyri në fuqi në Prill 2016. Temat e reformës që u mbuluan nga ky takim janë drejtpërdrejt relevante për ekonominë e Kosovës, si dhe për mirëqenien e qytetarëve. U ra dakord që strategjitë, planet e veprimit dhe legjislacioni të vlerësohen për ta siguruar koherencën me parimet dhe prioritetet e iniciativës prioritare të BE-së për Marrëveshjen e Gjelbër dhe për ta siguruar koherencën midis dokumenteve përkatëse në secilin sektor. Sa i përket energjisë, Komisioni mirëpriti hapat e ndërmarrë për ta përmirësuar efiçiencën e energjisë, përfshirë krijimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë, dhe bëri thirrje për përpjekje të mëtutjeshme në përmirësim të masave të efiçiencës së energjisë për amvisëritë private. Komisioni gjithashtu e ftoi Kosovën që të fillojë me hapat për ta rritur zhvillimin e burimeve alternative të energjisë. Ai gjithashtu bëri thirrje për aprovim sa më të shpejtë të një numri të ligjeve dhe reformave tjera që janë në pritje. Lidhur me mjedisin, Komisioni shprehu shqetësim për përparimin e kufizuar në këtë fushë e cila është me rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës dhe për cilësinë e shëndetit dhe jetës së tyre. Në veçanti, Komisioni u interesua lidhur me progresin në monitorimin e cilësisë së ajrit në kohë reale dhe kërkoi zbatimin e masave të menjëhershme për t’i ulur nivelet e ndotjes së ajrit. Sa i përket veprimeve lidhur me klimën, Kosova e ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Ndryshimet Klimatike, por duhet të fillojë me zbatimin e saj. U diskutuan edhe zhvillimet e fundit legjislative dhe të politikave në fushën e transportit. Komisioni e nënvizoi nevojën për të vazhduar me zhvillimin e projekteve për ta ndihmuar krijimin e rrjetit bërthamë të transportit për Ballkanin Perëndimor, për t’i kontribuar zhvillimit ekonomik. Të dy palët ranë dakord për nevojën për të vazhduar me reforma, përfshirë forcimin e pavarësisë dhe të kapaciteteve të institucioneve rregullatore në sektorin e transportit. Komisioni bëri thirrje për masa konkrete dhe urgjente në përmirësimin e sigurisë rrugore, në interes të qytetarëve. Në fund, lidhur me zhvillimin rajonal, Komisioni theksoi rëndësinë e aprovimit të strategjisë për zhvillimin e balancuar rajonal. Informatë e përgjithshme • Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është korniza në të cilën BE dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht për çështjet teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe Nën-Komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian. • Çdo takim i nën-komitetit e monitoron dhe shoqëron realizimin e reformave nga Kosova dhe identifikon se si BE mund të ndihmojë në këtë proces. • Janë shtatë fusha që mbulohen përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Konsumatori dhe Mbrojtja e Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimi i Klimës dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat. • Dy fushat tjera që mbulohen nga takimet e grupeve speciale janë reformat në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Takimet e Komitetit dhe Nën-Komitetit për MSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Konkluzionet nga takimet do të vihen në dispozicion së shpejti në uebsajtin e Zyrës së BE në Kosovë dhe në uebsajtin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Last modified: 4 Gusht, 2022
Obrigado por compartilhar. Estou preocupado por não ter ideias criativas. É o seu artigo que me deixa cheio de esperança. Obrigado. Mas, eu tenho uma pergunta, você pode me ajudar?
I am a student of BAK College. The recent paper competition gave me a lot of headaches, and I checked a lot of information. Finally, after reading your article, it suddenly dawned on me that I can still have such an idea. grateful. But I still have some questions, hope you can help me.