Prishtine, 11 qershor 2013 – Nën organzimin e Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë (ZNKE), me 11 qershor është mbajtur takimi konsultativ me shoqërinë civile për Strategjinë Kombëtarë të Komisionit Evropian për Instrumentin e Para Anetarsimit 2014-2020 për Kosovën. Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, z. Demush Shasha ka njoftuar pjesëmarrësit lidhur me procesin e përgatitjes së Instrumentit të Para Anëtarsimit 2014-2020 dhe hapave që kanë ndërmarr institucionet lidhur me kontributin e tyre në kuadër të këtij procesi. Gjithashu, pjesëmarrësit u njoftuan rreth procesit të përzgjedhjes së prioriteteve të Kosovës për IPA 2014-2020 dhe komenteve kyçe që institucionet e Kosovës kanë bërë në kuadër të përgatitjes së IPA 2014-2020. Z. Christof Stock, Shef i Operacioneve në ZNKE ka njoftuar pjesëmarrësit rreth gjendjes momentale të miratimit të Rregullores së IPA 2014-2020. Poashtu, z. Stock i njoftoj pjesëmarrësit lidhur me risitë që IPA 2014-2020 do të sjell krahasuar me IPA 2007-2013. Në veçanti z. Stock nënvizoj që një nga risi kryesore do të jetë qasja sektoriale, me ç’rast asistenca e BE-së do të fokusohet në më pak prioritetet, por me shuma më të mëdha financiare. Z. Nicola Bertolini, nga Drejtorati i Përgjithshëm i Zgjerimit, ka njoftuar pjesëmarrësit lidhur me procesin e përfshirjes së shoqërisë civile në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe rëndësisë që Komisioni Evropian i jep rolit të shoqërisë civile. Poashtu, z. Bertolini prezantoj procesin e përgatitjes së Udhëzuesit për Përkrahjen e Bashkimit Evropian për Shoqërinë Civile në vendet e zgjerimit. Gjatë takimit shoqëria civile prezantoj një numër rekomandimesh për Instrumentin e Para Anetarsimit 2014-2020 për Kosovën. Përfaqësuesit e shoqërisë civile nënvizuan nevojën e përfshirjes horizontale të shoqërisë civile në të gjitha 5 prioritet e Strategjisë Kombëtarë të Komisionit Evropian për Instrumentin e Para Anetarsimit 2014-2020 për Kosovën. Është nënvizuar nevoja e fokusit më të madh në çështjet mjedisore, në veçanti sa i përket ndërlidhjes së çështjeve të mjedisit me sigurinë e ushqimit, ekonominë mjedisore dhe prodhimin e energjisë. U nënvizua që çështja e mbrojtjes së konsumatorit duhet të jetë në fokus për të përmirësuar shërbimet e përgjithshme, qoftë publike apo private, gjatë periudhës 2014-2020. Përfaqësuesit e shoqërisë civile poashtu nënvizuan nevojen e ngritjes të kapaciteteve të administratës lokale në nivelin komunal dhe koordinimit më të madh me donatorë të tjerë në Kosovë. Poashtu, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë bërë një numër komenteve specifike lidhur me Udhëzuesin për Përkrahjen e Bashkimit Evropian për Shoqërinë Civile në vendet e zgjerimit. Draft Strategjia Kombëtarë e Komisionit Evropian për Instrumentin e Para Anetarsimit 2014-2020 për Kosovën ka paraparë 5 prioritete: (1) sundimi i ligjit, (2) bujqësia, (3) energjia dhe çështjet klimatike, (4) ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe (5) zhvillimi ekonomik dhe social. Gjatë javëvë në vijim, do të organizohen konsultimet e veçanta me shoqërinë civile në sektorë specifik të paraparë si prioritetet në kuadër të IPA 2014-2020.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 22955 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 34048 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 79041 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/konsultime-me-shoqerine-civile-per-instrumentin-e-para-anetarsimit-2014-2020/ […]