Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kapacitetet e administratës shtetërore – parakusht për procesin e integrimit

14 Maj, 2014

Prishtinë 14 Maj 2014 – Ministria e Integrimit Evropian dhe Ambasada Gjermane në Kosovë organizuan ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave për Programin e Trajnimit të Trajnerëve dhe publikimin e Udhëzimeve Praktike për Përafrimin e Legjislacionit të BE-së.

Me këtë rast Ministrja Çitaku dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Z. Blomeyer, shpërndanë çertifikatat për teknikat e përafrimit të legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së për trajnerët e çertifikuar nga Instituti për Politika Evropiane nga Berlini.

“Kohëve të fundit procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian është karakterizuar me një dinamikë të jashtëzakonshme. Procesi i integrimit Evropian kërkon kapacitetet e mirëfillta administrative për të siguruar përafrimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së dhe për të siguruar zbatimin e tij efektiv. Duke pas parasyshë kompleksitetin e ngritjes së kapaciteteve administrative për të siguruar përafrim ligjor, Qeveria ka ndërmarr një numër të aktiviteteve:

1.    Kemi ndryshuar legjislacionin kornizë që rregullon procesin e përafrimit ligjor,

2. Kemi zhvilluar Manualin për përafrimin e legjislacionit dhe

3. Sot, do të shpërndajmë çertifikatat për 18 shërbyes civil në fushën e përafrimit ligjor”, ka thënë ministrja Çitaku gjatë kësaj ceremonie.

Nga ana e tijë Ambasadori Blomeyer tha se:“2014 është një vit shumë i veçantë: Ne jemi duke festuar 15 vjet bashkëpunim Kosovar – Gjerman. Bashkëpunimi ka filluar me ndihmën emergjente dhe dhe është transformuar drejt një mbështetje afatgjate të zhvillimit të qëndrueshëm. Tani integrimi Evropian është qëllimi kryesor i bashkëpunimit tonë. Gjermania mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, në drejtim të ndërtimit të shtetit modern, në përputhje me standardet evropiane.”

Kurse Drejtori i GIZ për Kosovën Z. James Macbeth tha:“Këtë vit shënojmë 15 vjetorin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Në këto 15 vite është bërë mjaftë shumë. Bashkëpunimi ka filluar menjëher pas luftës dhe tani Kosova po bën përparim në procesin e integrimit Evropian. Ky është një zhvillim i madh.”

Ndryshe ky program ka për qëllim krijimin e një grupi të qëndrueshëm të trajnerëve në kuadër të administratës qendrore të Kosovës, të cilët do t’i ofrojnë shërbyesve të tjerë civil njohuritë e nevojshme për përafrimin e legjislacionit. Në bashkërendim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, trajnerët do të përkrahin përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit të Kosovës me të drejtën e BE-së dhe rrjedhimisht do të lehtësojnë zbatimin e MSA-së. Programi është zhvilluar bashkë me Institutin Gjerman për Politikë Evropiane.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

5 Responses to " Kapacitetet e administratës shtetërore – parakusht për procesin e integrimit "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapacitetet-e-administrates-shteterore-parakusht-per-procesin-e-integrimit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapacitetet-e-administrates-shteterore-parakusht-per-procesin-e-integrimit/ […]

  3. 뉴토끼 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapacitetet-e-administrates-shteterore-parakusht-per-procesin-e-integrimit/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapacitetet-e-administrates-shteterore-parakusht-per-procesin-e-integrimit/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapacitetet-e-administrates-shteterore-parakusht-per-procesin-e-integrimit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *