Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Intensifikohen përgatitjet për misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave

30 Qershor, 2015

Prishtinë, 30 qershor 2015 – Përfaqësues të shumicës së Institucioneve të Kosovës janë takuar sot për të diskutuar për përgatitjet që po bëhen për pritjen e misionit faktmbledhës të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Në hapjen e takimit me përfaqësues të grupeve punuese teknike për procesin e liberalizimit të vizave nga të gjitha institucionet përkatëse, zëvendësministri  i Integrimit Evropian, z.Ramadan Ilazi përsëriti se liberalizimi i vizave është prioritet kombëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe si i tillë tha se nënkupton përgjegjësi shtesë për të gjitha institucionet që të sigurohet përmbushje e detyrave të shtëpisë.

“Falënderoj institucionet e Kosovës për intensifikimin e përgatitjeve si dhe Komisionin Evropian që është përgjigjur shpejt raportit të 5 qershorit të Republikës së Kosovës duke mbledhur një ekip të ekspertëve  jashtëzakonisht të përgatitur mirë, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë në datat 13-17 korrik”, ka thënë z.Ilazi.

Në përputhje me blloqet përkatëse të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave potencoi se janë formuar për secilin bllok grupet punuese dhe janë caktuar kryesuesit e këtyre grupeve.

Po ashtu zëvendësministri Ilazi, vlerësoi se rëndësia e misioni vlerësues të KE-së është fundamentale sepse raporti përfundimtar që do të hartohet pas kësaj vizite do të hap rrugë për hapat e ardhshëm për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Last modified: 11 Gusht, 2022

4 Responses to " Intensifikohen përgatitjet për misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave "

  1. COLT PISTOLS thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohen-pergatitjet-per-misionin-faktmbledhes-te-komisionit-evropian-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohen-pergatitjet-per-misionin-faktmbledhes-te-komisionit-evropian-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohen-pergatitjet-per-misionin-faktmbledhes-te-komisionit-evropian-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/intensifikohen-pergatitjet-per-misionin-faktmbledhes-te-komisionit-evropian-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *