Bruksel, 23 prill 2013 – Pas përfundimit të vizitës së saj në Luxemburg, Ministrja Çitaku vazhdoj vizitën e sajë për në Bruksel ku së bashku me Ministrin e punëve të brendshme Z. Bajram Rexhepi takuan znj. Cecilia Malmström, Komisioneren për Punë të Brendshme. Në takimin e radhës, Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila dhe Ministrja Çitaku, takuan z. Karel De Gucht, Komisionerin për Tregti. Ndërsa, në fund të ditës së sotme Ministrja Çitaku takoi Drejtoren e Përgjithshme të Drejtoratit për Drejtësi të Komisionit Evropian, znj. Françoise Le Bail.
Gjatë këtyre takimeve Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi informuan Komisioneren Malmström për progresin e arritur në të gjitha blloqet për liberalizim të vizave, me theks të veçantë ju prezantua zbatimi i rekomandimeve të deritanishme si dhe planet për javët dhe muajt në vijim. Ministrja Çitaku e informoi zonjën Malmström për seriozitetin me të cilin institucionet e Republikës së Kosovës janë duke i adresuar kriteret nga udhërrëfyesi dhe nga rekomandimet e fundit të cilat u publikuan në raportin për liberalizim të vizave me 12 shkurt 2013. ”
“Kosova ka vazhduar të shënojë arritje të vazhdueshme në fushat kyçe në procesin e liberalizimit të vizave, nuk ka mbetur asnjë kriter i vënë nga Komisioni Europian për Kosovën, në udhërrëfyes dhe raportet pasuese të cilat nuk po trajtohen me zell dhe me përkushtimin më të madh nga të gjithë akterët e përfshirë” tha Ministrja Çitaku dhe poashtu kërkoi nga Komisioni Europian që të vazhdojnë me përkrahje dhe vlerësime të të arriturave të deritanishme. Ministrja Çitaku në fund i premtoi Komisioneres Malmström se “Deri në qershor të ketij Viti do të përfundohet puna me paketën ligjore të ndërlidhur me procesin e liberalizimit si dhe implementim rigoroz të legjislacionit ekzistues dhe veprimeve të parapara.”
Mëpastaj në vazhdën e takimeve, Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila dhe Ministrja Çitaku patën një takim me komisionerin për tregti, Z. Karel De Gucht. Gjatë këtij takimi ato njoftuan Komisionerin De Gucht për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe progresin e arritur në fushën e integrimit Evropian.
Ministrja Çitaku tha: ” Kosova i ka plotesuar të gjitha kriteret afatshkurtera të Studimit të Fizibilitetit për fillimin e MSA-së, dhe pa humbur kohë fokusi i Qeverisë së Kosovës do të jetë në plotesimin e kritereve afatmesme të studimit të vizibilitetit në mënyrë që të permbyllet sa më shpejt procesi i negociimit të marrëveshjes.” Ndërsa Zëvendës Kryeministrja Mimoza Kusari-Lila i percolli komisionerit KDG se : “ne kemi miratuar strukturat negocijuese për stabilizim asociim, kemi reformuar ministrinë e tregtisë dhe industrisë, dhe jemi të perkushtuar plotësisht për të filluar negociatat tregtare të pergatitur maksimalisht.”
Gjatë ditës së nesërme, Ministrja Çitaku do të takoj në dy takime të ndara përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të BE-së në kuadër të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor (COWEB), si dhe Eurodeputëtët anëtarë të Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor. Në fund të ditës së nesërme, Ministrja Çitaku dhe Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila do të takojn z. Štefan Füle, Komisionerin për Zgjerim.
Last modified: 16 Gusht, 2022