Paris, 21 Nëntor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, gjatë vizitës në Francë, sot është pritur nga Homologu i saj, Ministri Francez për Çështje Evropiane, Z. Thierry REPENTIN, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë si; organizimi i mirëfilltë i zgjedhjeve demokratike, progresi rreth përmirësimit të raporteve ndërfqinjësore me Serbinë, avancimi me agjendën Evropiane të Kosovës, mbarëvajtja e negociatave për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim – MSA dhe Liberalizimi i Vizave.
Në takim Ministrja Çitaku potencoi të arriturat kyçe të vendit tonë si me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe rajonal, ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik ku të gjithë qytëtarët i gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta. Njëkohësisht ajo foli edhe për avancimet konkrete me agjendën evropiane, dinamikën e shtuar të negociatave për MSA si dhe plotësimin e të gjitha rekomandimeve dhe kritereve të parashtruara për Liberalizim të Vizave.
Ministrja me këtë rast tha: “Kosova është duke i qëndruar besnike prioriteteve të përcaktuara më parë për të ndërmarrë të gjitha reformat e duhura në mënyrë që avancimi me agjendën Evropiane të jetë sa më dinamik”.
Poashtu, Ministrja Çitaku theksoi se: “Organizimi i zgjedhjeve të lira, për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës nga institucionet tona paraqet një hap të rëndësishëm në shtrirjen e sovranitetit në mbarë Kosovën. Kjo është poashtu edhe një e arritur e rëndësishme për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së 19 Prillit.”
Nga ana e tij, homologu i saj, Z. REPENTIN potencoi përkrahjen e Francës për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe me agjendën Evropiane, pasi që Kosova është dëshmuar me përkushtimin për dialog konstruktiv me të vetmin qëllim të përmirësimit të raporteve ndërfqinjësore dhe për ti kontribuar gjithë rajonit për të avancuar me përspektivën evropiane. Ministri Repentin pasi që përgëzoi Ministren Çitaku për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndër të tjera tha: “Në aspektin e brendshëm, shihet që vërtetë keni bërë shumë përparime, dhe jam i bindur që do të vazhdoni me këtë ritëm. Kjo duhet t’ju shërbejë si shtytje për të shkuar përpara. Qëndrimi i Qeverisë Franceze është që duhet të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, sepse ky forcimi i marrëdhënjeve tona i kontribuon edhe më shumë procesit të avancimit të agjendës tuaj Evropiane dhe potencon më shumë miqësinë në mes dy vendeve tona.”
Me këtë rast poashtu u diskutua çështja e azilkërkuesve nga Kosova në Francë ku me këtë rast Ministri Repentin shtoi se duhet një përkushtim më i madh sepse ky trend ndikon negativisht jo vetëm te Franca por edhe tek vendet tjera anëtare që hasin në po të njejtin problem. “Duhet pasur një kujdes të shtuar dhe të ndërmerren masat e duhura për ndalimin e azilkërkuesve që abuzojnë me këtë proces.” përfundoi Ministri Repentin.
Në takimin e radhës që realizoi Ministrja Çitaku me Z. Pierre LEVY, Drejtor për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Jashtme të Francës u diskutua për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe rajoni.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-vazhdon-te-perkrahe-kosoven/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-vazhdon-te-perkrahe-kosoven/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 15876 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-vazhdon-te-perkrahe-kosoven/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-vazhdon-te-perkrahe-kosoven/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-vazhdon-te-perkrahe-kosoven/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-vazhdon-te-perkrahe-kosoven/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-vazhdon-te-perkrahe-kosoven/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/franca-vazhdon-te-perkrahe-kosoven/ […]