Budva, Mali i Zi, 21 tetor 2013 – Sot në Mal të Zi, nën organizimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për IPA (NIPAC), në kuadër të Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Malit të Zi, u mbajt punëtoria me përfaqësues nga vendet e rajonit, me qëllim të shkëmbimit të informatave dhe përvojës sa i përket Instrumentit të ri të Para-anëtarësimit, IPA 2, për periudhën e ardhshme 2014-2020.
Në takim morën pjesë delegacionet nga zyrat e NIPAC-ut nga vendet e rajonit. Kosova u përfaqësua në këtë takim nga Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, në cilësinë e NIPAC-ut. Gjatë takimit u diskutua rreth mësimeve të nxjerra gjatë përvojës me IPA për periudhën 2007-2013, përvojës së vendeve përfituese me planifikimin për prioritetet vendore, hartimin e Dokumentit Strategjik Kombëtar, dhe po ashtu, u shfrytëzua si mundësi për krijimin e kontakteve në mes përfaqësuesve nga vendet e rajonit.
Gjatë takimit, Sekretari Shasha ka qenë folës lidhur me përvojën e Kosovës në kuadër të përgatitjes së Dokumentit Strategjik Kombëtar të IPA-s. Gjatë prezantimit, z. Shasha nënvizoi rëndësinë e lidhjes dhe harmonizimit në mes asistencës së dhënë nëpërmjet IPA-s dhe prioriteteve që dalin nga procesi i stabilizim-asociimit. Po ashtu, z. Shasha prezantoj procesin e përgatitjes së kontributit të Kosovës në kuadër të përgatitjes së Dokumentit Strategjik Kombëtar të IPA-s. Në këtë drejtim, z. Shasha prezantoj edhe prioritetet e Kosovës për periudhën 2014-2020.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-instrumenti-i-para-anetaresimit-ipa-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 31657 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-instrumenti-i-para-anetaresimit-ipa-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-instrumenti-i-para-anetaresimit-ipa-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-instrumenti-i-para-anetaresimit-ipa-2014-2020/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohet-instrumenti-i-para-anetaresimit-ipa-2014-2020/ […]