Integrimi Evropian

Çollaku vlerëson angazhimin e institucioneve në plotësimin e rekomandimeve të fundit për liberalizim

25 Mars, 2016

Prishtinë, 25 mars 2016 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, është takuar sot me  përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tetë rekomandimeve të fundit në kuadër të procesit të liberalizmit të vizave.

Duke vlerësuar punën e tyre të jashtëzakonshme në plotësim të këtyre kritereve, ministri i ka falënderuar për angazhimin lidhur me misionin e fundit vlerësues në këtë proces.

“Më lejoni të ju falënderoj për përkushtimin e demonstruar në zbatimin e 8 rekomandimeve të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave dhe sidomos në angazhimet rreth organizimit të misionit vlerësues të cilin e kishim në Kosovë gjatë javës së kaluar. Prezantimet dhe informatat e ofruara nga ana e juaj gjatë takimeve të zhvilluara me ekspertët e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian, ju kanë mundësuar këtyre të fundit të kenë një vlerësim gjithëpërfshirës dhe gjithsesi pozitiv”, ka theksuar ministri Çollaku.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *