Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Belgjika e pëkrahë përkushtimin e Kosovës për të parandaluar fluksin e azil kërkuesve nga Kosova në vendet e BE-së

17 Korrik, 2013

Prishtinë, 17 korrik 2013 – Zëvendës Ministri i Ministrisë së Integrimit Evropian Z. Gëzim Kasapolli priti sot në takim Z. Freddy Roosemont, Direjtor i Përgjithshëm i Zyrës së Emigracionit në Belgjikë, Znj. Katy Verzelen, Këshilltare në Zyrën e Emigracionit të Qeverisë Belge, të cilët ishin të shoqëruar nga Zëvendës Ambasadori i Ambasadës në Kosovë Z. Jean-Fraçois Brackman.

Zëvendës Ministri Kasapolli vlerësoi lartë përkrahjen e dhënë deri më tani nga Qeveria dhe Populli Belg për Kosovën në procesin e integrimit Evropian, Liberalizmin e Vizave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim, më në detaje u diskutua për migrimin illegal dhe me këtë rast Zëvendësministri Kasapolli tha se: ”Ne si Qeveri e Kosovës dhe Ministri e Integrimit Evropian jemi përkushtuar maksimalisht me të gjitha format e mundshme për ta parandaluar këtë fluks të migrimit. Dhe në këtë kohë jemi angazhuar me të gjithë potencialin për të informuar publikun në mbarë Kosovën si me fushata informative, poashtu edhe me paraqitje nëpër mediume për të vetëdijësuar opinionin Kosovarë se migrimi ilegal dhe azili në vendet e BE-së nuk është zgjidhje”.

Nga ana e delegacionit u përcjell porosia se çdo shtetas i Republikës së Kosovës që gjendet ilegalisht në vendet e BE-së do të kthehet mbrapa dhe do të pasojnë ndalimet prej 3 deri ne 8 vite ndalim hyrje në shtetin Belg. Në emër të delegacionit, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Emigracionit në Belgjikë, Z. Freddy Roosemont  tha se: ”si Kosova ashtu edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimorë janë vende të sigurta që njëkohësisht njihen edhe si shtete që janë në listën e bardhë, ku kërkesa për azil nga këto shtete do të refuzohet”.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Belgjika e pëkrahë përkushtimin e Kosovës për të parandaluar fluksin e azil kërkuesve nga Kosova në vendet e BE-së "

  1. hk pistols thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 31352 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/belgjika-e-pekrahe-perkushtimin-e-kosoves-per-te-parandaluar-fluksin-e-azil-kerkuesve-nga-kosova-ne-vendet-e-be-se/ […]

  2. u31 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/belgjika-e-pekrahe-perkushtimin-e-kosoves-per-te-parandaluar-fluksin-e-azil-kerkuesve-nga-kosova-ne-vendet-e-be-se/ […]

  3. Related Site thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/belgjika-e-pekrahe-perkushtimin-e-kosoves-per-te-parandaluar-fluksin-e-azil-kerkuesve-nga-kosova-ne-vendet-e-be-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *