Integrimi Evropian

BE-ja dhe Kosova krah për krah po u ndihmojnë komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptase në luftën kundër varfërisë dhe diskriminimit

5 Nëntor, 2013

Prishtinë, 5 nëntor 2013 – Sot u mbajt seminari i përbashkët i udhëhequr nga Qeveria e Kosovës dhe nga Bashkimi Evropian ka adresuar problemet më urgjente të komunitetit rom, shkali dhe egjiptas në Kosovë. Seminare të ngjashme kanë zënë vend kohëve të fundit edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit e seminarit pranuan që situata e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas mbetet një temë shqetësuese, meqenëse shumë anëtarë janë ende të pikëlluar me varfërinë e skajshme dhe diskriminimin e tyre. Si BE-ja ashtu edhe Kosova janë pajtuar që nëse është e nevojshme do të rrisin buxhetin e tyre për të prioritizuar implementimin e veprimeve të mbetura sipas Strategjisë dhe Planit të Veprimit. Është kërkuar gjithashtu edhe raportimi i rregullt mbi analizën e të dhënave, në mënyrë që të përshpejtohet implementimi. Pjesëmarrësit janë pajtuar që mundësitë për punësim dhe mundësia ekonomike e komuniteteve rome, shkali dhe egjiptase, përmirësimi i kushteve shëndetësore dhe sociale, si dhe regjistrimi i tyre civil kontribuojnë në përmirësimin e situatës së këtyre komuniteteve në Kosovë.

Pierre Mirel, Drejtor përgjegjës për Strategji dhe Politikë të Zgjerimit në Drejtoratin e Përgjithshëm të KE për Zgjerim tha me këtë rast se “Bashkimi Evropian inkurajon fuqishëm institucionet e Kosovës që të fuqizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe mekanizmat, bashkë me ministritë kryesore, në mes të nivelit qendror dhe lokal dhe me organet e tjera qeveritare përkatëse. Mjaft i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me sektorin e Shoqërisë Civile dhe me përfaqësuesit rom, ashkali dhe egjiptas.”

Vlora Çitaku, Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës tha:  Deri sot, kemi shënuar progres me zbatimin e strategjisë, por ky progres nuk është i mjaftueshëm. Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të bëjmë më shumë për t’i integruar komunitetet jo shumicë, dhe këtë përmes një koordinimi më të mirë në të gjitha nivelet. Me përmirësimin e koordinimit në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe vendosjes së një sistemi raportues për komuna, jam e bindur që do të arrijmë të evidentojmë një progres shumë pozitiv në zbatim të strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.

Folësit e këtij seminari insistuan edhe që planet e veprimit të lokalizuara për komunitetin romë, shkali dhe egjiptas të jenë prioritet i këtyre komunave, të cilat ende nuk kanë plave veprimi, si dhe për nevojën e fushatave mediale për promovimin e tolerancës dhe promovimin e integrimit të romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Kosovë.

Last modified: 15 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *