Prishtinë, 12 Shtator 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ftuar deputetët të rikonfirmojnë unitetin duke miratuar dy projektligje të rëndësishme për procesin integrues. Projektligjit që pritet të votohen janë: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, vlera e Marrëveshjes së parë është 48 milion euro, ndërsa e dyta, përmban fonde me vlerë 187 milion euro.
Sipas Ministres Hoxha, miratimi këtyre dy projektligjeve, ia mundëson Kosovës qasjen e menjëhershme në programe të dobishme për shumë fusha me prioritet.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Ftoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të rikonfirmojnë unitetin duke miratuar dy projektligje, të rëndësishme për qytetarët dhe procesin integrues. Projektligjet po shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, për të qenë sa më shpejt afër fondeve të dedikuara për shtetin dhe qytetarët tonë.
Në vijim të këtij interesi nacional, uroj miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.
Projektligji Marrëveshje financiare, rregullon zbatimin e programit IPA 2017, pjesa e parë përfshin 11 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e njeriut, efiçiencën e energjisë, ekonominë digjitale, sigurinë ushqimore si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale. Në tërësi, programi konsiston në financimin e 48 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, ndërsa shuma totale është 49.45 milionë euro, ku përfshihet edhe bashkëfinancimi nga ana jonë në shumën prej 1.45 milionë euro.
Programi “Evropa për qytetarët”, përmban fonde me vlerë 187 milion euro që promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile. Programi zbatohet nëpërmjet thirrjeve për propozime, ku ftohen organizatat nga vendet e BE-së dhe vendet tjera që kanë qasje në program për të aplikuar.
Miratimi i këtyre dy projektligjeve, mundëson afrimin e qytetarëve menjëherë në programet, duke pasur qasje si: Binjakëzimi i qyteteve (towntwinning) dhe Rrjeti i qyteteve (networkoftowns), të cilat iu dedikohen projekteve të përgatitura nga autoritetet lokale.”
Last modified: 8 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-deputetet-per-miratimin-e-dy-projektligjeve-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-deputetet-per-miratimin-e-dy-projektligjeve-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 55366 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-deputetet-per-miratimin-e-dy-projektligjeve-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-deputetet-per-miratimin-e-dy-projektligjeve-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]
Hi, i think that i saw you visited my site thus i came to “return the favor”.I am trying to find things to enhance my site!I suppose its ok to use
a few of your ideas!!
… [Trackback]
[…] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-deputetet-per-miratimin-e-dy-projektligjeve-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-fton-deputetet-per-miratimin-e-dy-projektligjeve-te-rendesishme-per-procesin-integrues/ […]