Zyra për Politika Sektoriale
Zyra për Politikat Sektoriale është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit e cila është përgjegjëse për koordinimin e zbatimit të reformave për integrim në Bashkimin Evropian në fushat në kuadër të standardeve evropiane, përkatësisht në kapitujt negociues në vijim:
Në kuadër të kapitujve të sipërpërmendur, Zyra për Politikat Sektoriale ushtron këto funksione përmes përafrimit të politikave të Republikës së Kosovës me ato të BE-së në këto fusha, pjesëmarrjes në hartimin e tyre dhe ofrimit të opinioneve profesionale për përafrimin e tyre me kërkesat e acquis-së së BE-së dhe standardet evropiane, monitorimit e vlerësimit të zbatimit të tyre, si dhe koordinimit të përgatitjes së dokumenteve kryesore kombëtare të politikave për integrim në BE në këto fusha dhe monitorimit të zbatimit të tyre.
Kjo zyrë gjithashtu koordinon dialogun e reformave me BE-në në këta kapituj përmes bashkë-kryesimit të dy nënkomiteteve të Stabilizim-Asociimit BE – Kosovë (NK për Bujqësi dhe Peshkatari dhe NK për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal) dhe dy Grupeve Punues Sektoriale për Integrim Evropian (GPSIE për Bujqësi dhe Peshkatari dhe GPSIE për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal), si dhe koordinimit dheofrimit të mbështetjes profesionale në funksionimin e tyre dhe të strukturave negociuese për anëtarësim në BE në këta kapituj.
Zyra për Politikat Sektoriale gjithashtu përgatit raporte të rregullta për Komisionin Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim në BE në kapitujt e sipërpërmendur.
Në kuadër të Zyrës për Politikat Sektoriale bëjnë pjesë këto divizione: