Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Programet e BE-së

Me qëllim të mbështetjes së zbatimit të reformave, në plotësim të mbështetjes financiare të BE-së, me 25 nëntor 2016 u nënshkrua Marrëveshja Kornizë ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian mbi parimet e përgjithshme për pjesëmarrjen në Programet e BE-së. Marrëveshja përfshin një listë të 17 Programeve të BE-së në të cilat Kosova ka të drejtë pjesëmarrjeje. Programet e BE-së kanë kohëzgjatje shtatëvjeçare, janë të dedikuara për të promovuar dhe mbështetur politikat e BE-së dhe për të forcuar bashkëpunimin midis Shteteve Anëtare të BE-së dhe pjesëtarëve të tjerë në fusha të caktuara, siç janë hulumtimi dhe inovacioni, arsimi, kultura, shëndeti, mbrojtja e mjedisit, tatimet, drejtësia, etj.

Për të përmbushur më mirë përgjegjësitë që rrjedhin nga pjesëmarrja në MSA, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shfrytëzojë mundësinë e pjesëmarrjes në programet e BE-së për të krijuar mundësi që entitetet institucionale, biznesore dhe të shoqërisë civile të familjarizohen me praktikat, metodat dhe standardet e BE-së dhe për të përforcuar kapacitetet teknike e administrative në rrugëtimin drejt BE-së.


Në kuadër të ciklit financiar shtatë-vjeçar (2014-2020) të BE-së, Kosova ka fituar statusin e vendit të asociuar në Programin COSME në vitin 2019. Programi COSME kishte 4 komponentë të cilat synim kryesor kanë rritjen e qasjes në financa, qasjes në tregje, përmirësimi i ambientit të të bërit biznes si dhe stimulimin e ndërmarrësisë. Nga ky program mundësi përfitimi kanë pasur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, autoritetet lokale dhe rajonale, korporatat, agjencitë/zyrat qeveritare, agjencitë publike si dhe dhomat e tregtisë dhe industrisë.

Në ciklin e ri financiar 2021-2027, Kosova ka shprehur interesin formal për t’u bë pjesë e programit pasues të COSME – Programi Tregu Unik (SMP) i cili ofron mundësitë e njëjta sikurse COSME duke përfshirë edhe mundësi tjera të reja për përfituesit potencial nga Kosova. Në qershor 2023 është nënshkruar

Erasmus+ është programi i BE-së për fushën e edukimit, trajnimit, rinisë dhe sportit. Ai ndërthur së bashku programet e Lifelong Learning, Youth in Action, Erasmus Mundus dhe Tempus. Erasmus+ është krijuar për të mbështetur përpjekjet e vendeve pjesëmarrëse për të përdorur në mënyrë efikase potencialin e kapitalit njerëzor dhe shoqëror të Evropës, ndërsa konfirmon parimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës duke lidhur mbështetjen me mësimin zyrtar, joformal dhe informal në të gjithë fushat e arsimit, trajnimit dhe rinisë. Programi gjithashtu rrit mundësitë për bashkëpunim dhe lëvizshmëri me vendet partnere, veçanërisht në fushat e arsimit të lartë dhe rinisë.

Kosova merr pjesë që nga viti 2015; marrëveshja ndërkombëtare midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen në Erasmus + u nënshkrua më 05.06.2018 por Kosova ka një përvojë më të hershme me programin TEMPUS; Kosova mori pjesë në TEMPUS/Erasmus Mundus dhe Rinia në Veprim.

Marrëveshja e vitit 2018 përmirësoi pjesëmarrjen e Kosovës dhe vlerën e shtuar në aspektin e perspektivës evropiane dhe duhet të shihet si një hap tjetër i vlefshëm drejt BE-së. Duke azhurnuar pjesëmarrjen e saj, Kosova vazhdon të marrë pjesë në dimensionin ndërkombëtar të programit si vend partner, në gjendje të përfitojë nga rrjetet e ndryshme të mbështetjes së politikave evropiane siç janë Korniza Evropiane e Kualifikimeve, Eurydice, Europass dhe Euroguidance dhe platformat elektronike (përfshirë eTwinning dhe EPALE). Kjo e sjellë Kosovën në baza të barabarta me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor si dhe Shtetet Anëtare të BE kur bëhet fjalë për ato rrjete mbështetëse të politikave. Kosova nuk ka agjenci nacionale (national agency) për implementimin e Erasmus+ por Zyrë të Erasmus+, e cila shërben si qendër administrative/koordinuese e këtij programi në Kosovë.

Kosova edhe më tutje do jetë pjesë e programit të ERASMUS+ për ciklin financiar 2021-2027.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin Erasmus+

Ky program synon të mbështesë kapacitetin e sektorëve kulturorë dhe krijues për të vepruar, bashkëpunuar dhe promovuar kulturën ndërkombëtarësh. Gjithashtu qëllimi i këtij programi është të rris qarkullimin ndërkombëtar të kulturës dhe krijimtarisë e të arrij audienca të reja në Evropë dhe më gjerë si dhe të mbështesë bashkëpunimin e politikave trans-nacionale në mënyrë që të nxisë politikat e zhvillimit, inovacionit, ndërtimit të audiencës dhe modeleve te bizneseve te reja.

Evropa Kreative është e ndarë në tri nën-programe:
– Nën-programin e Kulturës;
– Fusha Ndër-Sektoriale
– Media

Kosova në ciklin financiar 2014-2020 ka marrë pjesë në nën-programin e Kulturës, në Fushën Ndër-Sektoriale me përjashtim të Fondit për Garantimin e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë, por jo edhe në nën-programin Media.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa kreative

Në nëntor 2019, Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen në mes të Kosovës dhe BE-së për asociimin e Kosovës në programin ‘Evropa për Qytetarët’. Evropa për Qytetarët synim kishte nxitjen bashkëpunimin në mes qytetarëve dhe organizatave të ndryshme si dhe nxitjen e  ndjenjës së të qenurit pjesë e vlerave dhe idealeve Evropiane. Programi gjithashtu promovoi rëndësinë e integrimit evropian. Gjatë ciklit financiar 2014-2020, programi në tërësi ka pasur 229 milion euro të dedikuara për projekte të ndryshme që kryesisht menaxhohen nga OJQ-të dhe spektri i shoqërisë civile në përgjithësi. Në ciklin e ri financiar 2021-2027, Evropa për Qytetarët, është grupuar në kuadër të programit Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat (CERV) me një buxhet total prej 1.55 miliardë euro dhe pritet nënshkrimi i marrëveshjes.

 

Programi ‘Horizon Europe’ është program kyç dhe ndër më të mëdhenjtë të BE-së i dedikuar për hulumtim dhe inovacion. Horizon Europe ndihmon bashkëpunimin me fokus shkencor dhe përkrah politikat e orientuara drejt hulumtimit dhe inovacionit. Ngjajshëm sikurse programet tjera, Horizon Europe fokusohet në zhvillimin, përkrahjen dhe implementimin e politikave të BE-së duke adresuar qështjet globale në të njëjtën kohë. Në ciklin e ri financiar (2021-2027) Horizon Europe edhe më tutje përkrahë krijimin dhe shpërndarjen më të mirë të njohurive dhe teknologjive, vë theks të vecantë tek përfshirja e qytetarëve në zhvillimet shkencore si dhe adreson ndikimet pozitive të hulumtimeve edhe inovacionit sic janë përparimet në sektorët e shëndetësisë dhe ambientit  Për të arritë këtë, programi ështe i strukturuar në ‘misione’ e caqe specifike që do të arrihen deri më 2027.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin Horizon Europe

Fiscalis është program bashkëpunimi i BE-së i cili u mundëson administratave kombëtare të tatimeve të krijojnë dhe shkëmbejnë informacione dhe ekspertizë.  Buxheti i Fiscalis ishte  223.4 mil € për periudhën 2014-2020. Kosova do të vazhdojë të marr pjesë në programin Fiscalis për periudhën 2021-2027 dhe për këtë qëllim ka nënshkruar dhe ka hyrë në fuqi marrëveshja me BE.

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është përmirësimi i funksionimit të duhur të sistemeve të tatimeve në tregun e brendshëm duke forcuar bashkëpunimin midis vendeve pjesëmarrëse, autoriteteve të tyre tatimore dhe zyrtareve të tyre. Kurse objektivat specifike kanë të bëjnë me mbështetjen e luftës kundër mashtrimit tatimor, evazioni tatimor dhe planifikimit agresiv  të tatimeve dhe zbatimi i ligjit  të unifikimit në fushën e tatimeve. Këto objektiva arrihen përmes sigurimit të  shkëmbimit të informacionit, mbështetjes së bashkëpunimit administrativ, dhe kur  është  e nevojshme dhe e përshtatshme rritja e aftësisë  administrative të vendeve pjesëmarrëse me qëllim të ndihmës në zvogëlimin e barrës administrative për autoritetet tatimore dhe kostot e përmbushjes tatimore për tatimpaguesit.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin Fiscalis

Programi “Customs” është program bashkëpunimi i cili ju ka mundësuar administratave doganore nacionale që të shkëmbejnë informacion dhe ekspertizë nga fusha doganore. Kosova do të vazhdojë të marr pjesë në programin Customos për periudhën 2021-2027 dhe për këtë qëllim ka nënshkruar dhe ka hyrë në fuqi marrëveshja me BE.

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është mbështetja e funksionimit dhe modernizimit  të Doganave në tregun e përbashkët doganor, kjo duke rritur dhe forcuar bashkëpunimin midis vendeve pjesëmarrëse, administratave doganore dhe zyrtarëve të tyre. Programi parasheh mbrojtjen e interesave financiare dhe ekonomike, rritjen e sigurisë, mbrojtjen e qytetarëve dhe mjedisin, ngritjen e kapaciteteve administrative doganore, luftën kundër mashtrimeve dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore intelektuale etj. E gjitha synohet të arrihet përmes kompjuterizimit, harmonizimin e procedurave dhe kontrolleve doganore, lehtësimin e tregtisë së lirë, zhvillimin e praktikave më të mira të punës, përforcimin e aftësive dhe kompetencave të zyrtarëve doganor  etj.

Programi i ri “Customs” ka buxhet total prej 950 milionë € për dallim nga programi “Customs 2020” i cili ka pasur buxhet 523 milion euro për  periudhën 2014-2020. Buxheti i ri planifikon që të ndihmojë administratat doganore në menaxhimin e rritjes së fluksit tregtar, teknologjitë në zhvillimin e sipër siç është e-commerce, block chain etj. Fokus më i madh do t’i jepet gjithashtu rritjes së bashkëpunimit në terren dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin Customs

Comments are closed.