Lista prioritare e projekteve infrastrukturore
Procesi zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në proces dhe plotëson procesin e integrimit institucional të vendeve të veçanta në BE,
Agjenda e konektivitetit e Procesit të Berlinit i referohet lidhjes së njerëzve (dimensioni social), ekonomive (dimensioni ekonomik) dhe shteteve (dimensioni politik) të rajonit. Brenda kësaj agjende, Procesi deri më tani ka zhvilluar iniciativa dhe projekte në fushën e transportit dhe infrastrukturës, lidhjes ekonomike, bashkëpunimit të të rinjve, bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe bashkëpunimit të shoqërive civile të Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu ka nxitur bashkëpunimin ndërqeveritar përmes themelimit të entiteteve sikurse: Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF).
Në kuadër të Procesit të Berlinit, secili vend i Ballkanit Perëndimor ka themeluar strukturën vendimmarrëse qeveritare në formën e një Këshilli Kombëtar për Investime dhe ka hartuar Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore (LPP), si mekanizëm i besueshëm planifikimi, duke siguruar që vendet të kenë hapësirën fiskale për të marrë financimin e nevojshëm për të zbatuar të gjitha projektet në kohë. Në Kosovë rolin e Këshillit Kombëtar për Investime e luan Komisioni i Planifikimit Strategjik, i kryesuar nga Kryeministrit dhe i themeluar me vendimin e Qeverisë Nr.042/12 të datës 09.07.2020.
Lista Prioritare e Projekteve Infrastrukturore në Kosovë është krijuar për herë të parë në vitin 2015 ndërsa së fundi është përditësuar në vitin 2017. Ajo përmban projekte nga fusha e mjedisit, energjisë, transportit dhe sektorit social.