Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit
Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit e cila është përgjegjëse për koordinimin e procesit të stabilizim-asociimit, përkatësisht të planifikimit dhe monitorimit të politikave për zbatimin e reformave për integrim evropian, raportimit Bashkimit Evropian (BE-së) mbi zbatimin e tyre, si dhe të dialogut të reformave me BE-në dhe të strukturave koordinuese ndër-institucionalekombëtare për integrim evropian.
Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit ushtron këto funksione përmes koordinimit të hartimit të dokumenteve kryesore kombëtare për zbatimin e reformave për integrim në BE dhe monitorimit të zbatimit tëtyre.
Kjo zyrë gjithashtu koordinon dialogun e reformave me BE-në përmes ofrimit të mbështetjes profesionale nëfunksionimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE – Kosovë dhe të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës), dhe të Këshillit Ministror për Integrim Evropian dhe Komitetit Punues për Integrim Evropian si struktura koordinuese ndër-institucionale kombëtare për integrim evropian, si dhe të strukturave negociuese për anëtarësim në BE.
Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit gjithashtu koordinon raportimin e rregullt tek Komisioni Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim në BE.
Në kuadër të Zyrës për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit bëjnë pjesë këto divizione: