Komisioni Evropian kreu disbursimin e mjeteve financiare në vlerën 5.25 milionë euro, duke përmbyllur suksesshëm pagesën e fundit në kuadër të kontratës së qëndrueshmërisë buxhetore, pjesë e marrëveshjes IPA 2019, pjesa 2, Objektivi 2, e cila ishte iniciuar në fillim të vitit 2020 me qëllim të lehtësimit të pasojave ekonomike dhe sociale të pandemisë Covid 19. Këto mjete financiare janë disbursuar pasi që është konstatuar kryerja e suksesshme e detyrimeve të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës në raport me BE në kuadër të marrëveshjes.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbajë një politikë të qëndrueshme dhe të besueshme për menaxhimin e financave publike dhe lehtësimin e pasojave ekonomike dhe sociale, veçanërisht ndaj kategorive të cilat janë të cenueshme nga efektet e krizave të shkaktuara më herët nga pandemia dhe së fundmi nga lufta në Ukrainë.
Last modified: 29 Shtator, 2022