Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe BE-ja diskutojnë për bujqësinë, pylltarinë, peshkatarinë dhe sigurinë e ushqimit

5 Mars, 2014

Prishtinë, 5 mars 2014 – Përfaqësues të autoriteteve të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian janë takuar në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pylltarisë dhe sigurisë së ushqimit. Diskutimet janë mbajtur brenda kornizës së Procesit të rregullt të Dialogut për Stabilizim dhe Asociim. Diskutimet kanë mbuluar një vistër të gjerë të temave siç janë rritja e kontrollit të importeve të ushqimit dhe kafshëve, forcimi i sigurisë së ushqimit brenda Kosovës, sistematizimi i të futjes së informatave në bazën e të dhënave për identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve, statistikat për import dhe eksport bujqësor dhe puna e laboratorit të Kosovës për ushqim dhe veterinari.

Diskutimi i hollësishëm i këtyre temave është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në brenda Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në të cilën tregtia e produkteve bujqësore dhe agro-ushqimore do të jetë kyçe. Diskutimet në takimin e Dialogut të PSA kanë ardhur në përfundim se për çështje të shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore, legjislacioni i Kosovës ka vënë themele të mira për të zbatuar standardet e BE-së, porse Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për t’i vënë në jetë këto standarde. Transferimi në pritje i inspektorëve nga komunat në Agjencinë qendrore për Ushqim dhe Veterinari do të ndihmojë në këtë drejtim. Veç kësaj, bujqit duhet të kuptojnë më mirë pse është në interesin e tyre më të mirë, për shembull, të regjistrojnë lëvizjen e kafshëve, lindjet dhe vdekjet e tyre, me qëllim që të mund të gjurmohet origjina e ushqimit dhe kafshëve.

Konsumatorët e Kosovës meritojnë të hanë ushqim të sigurisë dhe cilësisë së njëjtë si edhe qytetarët e tjerë evropianë. Që kjo të ndodhë, standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: në kontroll të importeve dhe eksporteve, në regjistrim të kafshëve, në praktikat e lejuara për të rritur ushqim, në mënyrën e përpunimit të ushqimit dhe pastaj edhe në etiketimin dhe shitjen e tyre. Gjatë kësaj rruge, shumë organe kontrolluese intervenojnë për të garantuar ato standarde: zyrtarë shëndetësorë, inspektorë, veterinarë, laboratorë. Të gjitha këto janë themeluar në Kosovë dhe janë në proces të zbatimit të standardeve të BE-së. Por, operatorët ushqimorë, qofshin ata bujq apo përpunues të ushqimit, po ashtu kanë nevojë të ndryshojnë praktikat e tyre të kamotshme për t’i përmbushur këto standarde. Andaj, përpjekjet e Kosovës për të bindur operatorët ishin në thelb të këtij takimi.

Diskutimet po ashtu  kanë ekzaminuar mbështetjen e Kosovës për bujqësi, përfshirë pagesat e çiftuara për disa prodhime të caktuara dhe një skemë të granteve rurale për të ndihmuar bujqit dhe operatorët që të avancohen drejt standardeve të BE-së. Këto skema të kufizuara kanë qenë të suksesshme dhe do të zgjerohen pasi që Kosova të rrisë përqindjen e buxhetit të saj dedikuar bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit. Këto masa do t’i ndihmojnë Kosovës të përfitojë, në afat të mesëm, nga skema e BE-së e njohur si IPARD, e cila përbën hapin e parë drejt integrimit të Politikave të Përbashkëta Bujqësore. Po ashtu ka pasur edhe diskutime për një varg sektorësh, siç është bujqësia e re organike në Kosovë ose vera (që ka fituar kohëve të fundit nga një rritje e konsiderueshme e kuotës së eksportit në Bashkimin Evropian).

Edhe pylltaria është diskutuar gjerë e gjatë, përderisa Kosova përpiqet të baraspeshojë përfitimet ekonomike nga një burim i tillë i gjerë me nevojën për të ruajtur këto pyje për brezat e ardhshëm. Eksploatimi i pyjeve duhet të kryhet në mënyrë të qëndrueshme, që po ashtu nënkupton kontrollimin e prerjeve ilegale, diçka që Kosova është duke u munduar ta bëjë përmes një vargu të strategjive dhe planeve të veprimit, si në nivel kombëtar ashtu edhe atë komunal.

Takimi po ashtu ka shqyrtuar mundësitë se si do të mund të përqendrohej më së miri ndihma e BE-së në këtë sektor. Bujqësia dhe Siguria Ushqimore kanë përfituar nga ndihma substanciale deri më tash (për shembull, BE-ja ka kontribuar në skemën e granteve rurale) dhe ky prioritet do të vazhdojë në të ardhmen me fondet e BE-së që përdoren në vitet e ardhshme për të ndërtuar një fabrikë e trajtimit përfundimtar të mbetjeve të kafshëve që do të ndihmonte trajtimin e nënprodukteve të kafshëve në të ardhmen në mënyrë të pastër dhe të padëmshme për ambientin. Ky sektor do të vazhdojë të jetë prioritet, duke i mundësuar BE-së të mbështesë strategjitë e Kosovës për të përmirësuar standardet dhe konkurrencën.

Historiku

Dialogu për PSA  është një kornizë brenda së cilës Bashkimi Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështje teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane. Dialogu për PSA monitoron dhe shoqëron përmbushjen e reformave nga Kosova dhe identifikon mënyrat si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të PSA bashkëkryesohen nga Bashkimi Evropian dhe nga qeveria. Çdo takim del me veprime pasuese për të cilat është arritur pëlqimi i ndërsjellë që duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Ekzistojnë shtatë fusha që mbulohen në takimet sektoriale dhe ato e përcjellin për së afërmi formatin e dialogut të cilin BE-ja e ka me vendet e tjera kandidate dhe kandidatët e mundshëm. Këta janë shtatë sektorët e mëposhtëm:

– Drejtësia, liria dhe siguria
– Novacioni, shoqëria informuese, politikat sociale, arsimi dhe kultura
– Tregtia, industria, doganat dhe taksat
– Tregu i brendshëm, konkurrenca, mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit
– Bujqësia, peshkataria, pylltaria, siguria e ushqimit
– Transporti, mjedisi, energjia, zhvillimi rajonal
– Ekonomia dhe çështjet financiare, statistikat

Koha mes takimeve mundëson zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve pasuese për të cilat është arritur marrëveshja. Një takim plenar, ku prioritetet reformuese do të diskutohen pritet të mbahet në korrik të vitit 2014. Përfundimet e takimit janë publike dhe mund të sigurohen nga uebfaqja e Zyrës së BE-së  dhe nga http://www.mei-ks.net.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

10 Responses to " Kosova dhe BE-ja diskutojnë për bujqësinë, pylltarinë, peshkatarinë dhe sigurinë e ushqimit "

  1. vigrxplus thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 54986 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 12868 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  7. beef online thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  8. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  9. free videos thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

  10. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-be-ja-diskutojne-per-bujqesine-pylltarine-peshkatarine-dhe-sigurine-e-ushqimit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *