Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn

28 Mars, 2017

Prishtinë, 28 mars 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj, priti sot në një takim pune, Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Jean Asselborn. Në një takim të përzemërt dhe miqësor, ministrja Ahmetaj dhe ministri Asselborn biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe avancimin me agjendën evropiane.

Ministrja Ahmetaj, falënderoi Ministrin Asselborn për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Luksemburgu  për vendin tonë. Poashtu, edhe për gatishmërinë për të përkrahur përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të jetë plotësisht e integruara në zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit u diskutua i integrimi evropian i Kosovës, më theks të vecantë avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimi i vizave dhe qasja e Kosovës në Programet e BE-së.

Interesimi i dy bashkëbiseduesve u fokusua po ashtu edhe te përpjekjet e vazhdueshme që Kosova si shtet i ri ka bërë për shtetndërtimin, perspektiva evropiane e Kosovës dhe përkushtimi i saj për të arritur standardet e kërkuara për integrimin Evropian.

Poashtu, ministrja Ahmetaj dhe ministri Asselborn diskutuan për zbatueshëmrinë e asistencës së Luksemburgut në Kosovë. Deri më tani Luksenburgu ka ofruar asistencë financiare mbi €80 milion për të ndihmuar sektorë të ndryshëm si shëndetësia, arsimi dhe shërbimet publike. Poashtu, është në proces zvhillimi i projektit për përkrahje të procesit të integrimit evropian.

Ministri Asselborn nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut për procesin integrues të Republikes së Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete që Kosova duhet ndërmarrë gjatë procesit të integrimit evropian me qëllimin e vetëm, zhvillimin e vendit dhe avancimin me agjendën evropiane.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Ahmetaj priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn "

  1. autumn jazz work

  2. Going Here thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-priti-ne-takim-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-luksemburgut-jean-asselborn/ […]

  3. Douceur Beauty thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 7043 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-priti-ne-takim-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-luksemburgut-jean-asselborn/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-priti-ne-takim-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-luksemburgut-jean-asselborn/ […]

  5. tiger126 thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-priti-ne-takim-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-luksemburgut-jean-asselborn/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *