Aplikimi është i hapur deri të martën 30 prill 2024. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, do të ofroj deri në 30 bursa të plota.
Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:
- Juridik (përfshirë ligjin e BE-së) deri në 8 bursa në dispozicion.
- Integrime Evropiane deri në 10 bursa në dispozicion.
- Administratë Publike dhe Burimeve Njerëzore deri në 6 bursa në dispozicion.
- Diplomaci deri në 6 bursa në dispozicion.
Për informata me të hollësishme rreth programit gjeni te bashkëngjitur Thirrjen për Aplikim (në 3 gjuhët) për Raundin XIV e cila është publikuar në web faqen zyrtare të projektit te YCS: https://ycskosovo.org, dhe Rregullat e Procedurës për Raundin e XIV.
Duke qenë se është një program i rëndësishëm, pasi që kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së dhe punësimi në administratën publike, DMZP ju fton në sesionin informues për shërbyesit civil të administratës publike, që do të mbahet nesër (e mërkurë), 24 prill 2024, në Amfiteatrin në objektin e ish Rilindjes, nga ora 10:00.
Last modified: 24 Prill, 2024