Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi morri pjesë në Konferencën “Komuniteti LGBTI në politikë”

17 Mars, 2015

Prishtinë,17 mars 2015 – Zëvendësministri për Integrim Evropian Ramadan Ilazi morri pjesë sot në Konferencën “Komuniteti LGBTI në politikë”, gjeni të bashkangjitur më poshtë fjalimin e plotë të zv.Ministrit Ilazi:

E nderuara zonja Zv.Ambasadore Bachus,
E nderuara zonja ambasadore Meskanen,
I nderuar z. Zhbogar,
Përfaqësues të komunitetit LGBTI

Të nderuar/a zonja dhe zotërinj

Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur në emër të Ministrit Çollaku. Prania ime në këtë Konferencë shpjegon qëndrimin tim si njeri fillimisht, pastaj edhe si zyrtar qeveritar në kontekst të përgjegjësisë tonë qytetare për të mbrojtur të drejtat e komunitetit LGBTI, te cilat janë të Drejta te Njeriut. Komunitetit LGBT, po u mohohen këto drejta njerëzore në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe vendet në zhvillim.

Republika e Kosovës ka dëshmuar një qasje pozitive për ndërtimin e politikave të barazisë, stimulimin e zgjidhjeve të cilat e sigurojnë dhe promovojnë diversitetin dhe krijimin e atmosferës së barazisë për të gjithë qytetarët e saj.

 

Mirëpo, ka ardhur koha, që nga fjalët të kalojmë në veprime. Parimet e Kushtetutës sonë, nuk qëndrojnë aty vetëm për qëllime të imazhit.

Në këtë drejtim projekt-ligji kundër diskriminimit, i cili pritet që shumë shpejt të miratohet në Kuvend, do të formësoj një politikë shtetërore kundër diskriminimit, duke përfshirë provizione dhe masa disiplinore të fuqishme ndaj atyre që diskriminojnë kundër personave të komuniteti LGBTI. Mirëpo, vetëm ligjet e mira, nuk do të zgjidhin problemin. Duhet zbatim i mirëfilltë dhe mbi të gjitha ndërgjegjësim i qytetarëve dhe institucioneve të sundimit të ligjit.

Kur flasim për të drejtat e njeriut, duhet të flasim edhe për Evropën, që për shumë njerëz është shndërruar në një sinonim për përkushtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Për ne në Kosovë, procesi i integrimit evropian është proces i shtet ndërtimit, proces i fuqizimit të vlerave që mbajnë Evropën të bashkuar, e që janë të mishëruara në Kushtetutën tonë.

 

Ne, jemi përkushtuar të ndërtojmë një shoqëri të hapur dhe demokratike, mirëpo një shoqëri  e hapur kërkon kufij të hapur, sepse kufijtë e hapur do na bëjnë edhe ne si njerëz më të hapur ndaj dallimeve, dhe do të ndihmojnë në zhvillimin njerëzor. Mirëpo, në Evropë duhet të shkojmë të bashkuar dhe jo të ndarë e të kategorizuar brenda shoqërisë sonë, kategori këto që presupozojnë statusin tonë në shoqëri për të legjitimuar diskriminimin dhe përjashtimin. Prandaj, pjesëmarrja e komunitetit LGBTI në politikë është një domosdoshmëri, për demokracinë tonë, për karakterin e shoqërisë sonë dhe për të ardhmen tonë Evropiane.

Projekti i Shtetit të Kosovës, është projekt i paqes, i ndërtuar mbi themelet e Lirisë, Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe respektimit të Diversitetit,  si një antiodotë i shkaktarëve të luftërave të përgjakshme të viteve te ’90-ta. Vlerat që sot e mbajnë të bashkuar Evropën, janë të mishëruara në Kushtetutën tonë. Integrimi në Bashkimin Evropian është polisa më e mirë e sigurimit për investimin shumëvjeçar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të BE-së në zhvillimin e demokracisë dhe të një shoqërie të diversitetit, një shoqëri multi-kulturore e multi-etnike.

Të drejtat e njeriut, janë parime fundamentale të shoqërisë njerëzor dhe historia tregon, që sa herë që kemi anashkaluar përkushtimin tonë ndaj këtyre vlerave këto vlera, shkatërrimi ka pasuar.

Integrimi Evropian, është përfundimisht mjeti më i fuqishëm për paqe, siguri, zhvillim, përparimin ekonomik dhe shoqëror, dhe respektim të drejtave të njeriut. Dhe ka ardhur koha që perspektiva evropiane për Kosovën të konkretiziohet përmes nënshkrimit të MSA-së dhe një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për Liberalizim të Vizave.

Këto dy procese janë qenësore në shumë aspekte, në kontekst të temës do të ishte një konfirmimin i investimeve tona të përbashkëta në vlerat Evropiane.
 

Last modified: 12 Gusht, 2022

5 Responses to " Zëvendësministri Ilazi morri pjesë në Konferencën “Komuniteti LGBTI në politikë” "

  1. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-morri-pjese-ne-konferencen-komuniteti-lgbti-ne-politike/ […]

  2. you’re truly a good webmaster. The site
    loading pace is amazing. It sort of feels that you are doing any distinctive trick.
    In addition, The contents are masterwork. you’ve performed a wonderful task in this
    topic!

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-morri-pjese-ne-konferencen-komuniteti-lgbti-ne-politike/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 63213 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-morri-pjese-ne-konferencen-komuniteti-lgbti-ne-politike/ […]

  5. ks quik 2000 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-morri-pjese-ne-konferencen-komuniteti-lgbti-ne-politike/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *