Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku

17 Nëntor, 2023

Prishtinë, 17 nëntor 2023

Para mbajtjes së tryezës ndërparlamentare të organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku.

Dy kryesueset e komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë shfrytëzuan rastin e këtij takimi për të uruar Kosovën mbi arritjen e liberalizimit të vizave, duke vlerësuar fushatën informuese e vetëdijësuese për qytetarët, që po zhvillohet nga Qeveria.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu kënaqësinë e tij që të mirëpresë kryesueset nga dy komisione kyçe të Kuvendit të Shqipërisë siç janë ai për Punë të Jashtme e për Integrim Evropian.

Palët diskutuan më tej dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend e rajon dhe situatën e përgjithshme të sigurisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi znj. Kodheli dhe znj. Tabaku për takimin e bisedën e frytshme.

Last modified: 8 Dhjetor, 2023

Comments are closed.