Bruksel, 31 janar 2017. – Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, znj. Anila Statovci-Demaj po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, ku bashkëkryesoi takimin e parë të Nënkomitetit të Tregut të Brendshëm, Konsumatorit dhe Mbrojtjës të Shëndetit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe do të takohet me përfaqësuesit e nivelit të lartë të institucioneve të BE-së.
Zëvendës Ministrja do të takohet edhe me Eurodeputët, z. Elmar Brok dhe znj. Tanja Fajon, raportuesën për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Njësinë për Kosovë, z. David Cullen dhe znj. Mary Teresa Moran.
Gjatë këtyre takimeve Zëvendës Ministrja me bashkëbiseduesit do të diskutojë për proceset që ndërlidhen me reformat evropiane në kuadër të MSA-së. Në konkludim të këtyre takimeve pritet konfirmimi mbi hapat e fundit të procesit të liberalizimit të vizave si dhe rikonfirmimi i përspektivës evropiane të vendit.
Last modified: 10 Gusht, 2022
Look At Amazin News Website Daily Worldwide Best News Website