Udhërrëfyesi
Komisioni Evropian dorëzoi Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në qershor të vitit 2012. Duke pasur parasysh gamën e gjerë të çështjeve të ndërlidhura me liberalizimin e vizave udhërrëfyesi kishte për qëllim të identifikojë legjislacionin dhe të gjitha masat tjera që Kosova duhet t’i miratojë dhe zbatojë, si dhe, kushtet që duhet të përmbushen në periudhën afatshkurtër për avancimin drejt liberalizimit të vizave.
Udhërrëfyesi përmbante 95 kritere dhe organizohej sipas blloqeve respektive:
Blloku 0. Riatdhesimi dhe Ri-integrimi;
Blloku 1. Siguria e dokumenteve;
Blloku 2. Menaxhimi i Kufijve, Azili dhe Migrimi;
Blloku 3. Siguria dhe Rendi Publik, dhe
Blloku 4. Liria e Lëvizjes dhe të Drejtat Themelore.
Për listën e kritereve për Kosovën në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave kliko linkun: Udherrefyesi_per_Liberalizim_te_Vizave.
Për të adresuar këto masa, në prill te vitit 2013 u hartua një Plan Veprimi i cili përmbante veprime konkrete për përmbushjen e rekomandimeve dhe indikatorë matës, të cilët do të shfrytëzoheshin për të monitoruar zbatimin e kritereve dhe rekomandimeve. I tërë plani përmbante rreth 150 veprime specifike.
Të arriturat kryesore gjatë procesit përfshijnë:
Në fushën e riatdhesimit dhe ri-integrimit: alokimi dhe shpenzimi adekuat i buxhetit duke investuar në riintegrim afatgjatë të personavë të riatdhesuar.
Në fushën e sigurisë së dokumenteve, është arritur plotësim ndryshimi i kornziës ligjore për ndryshimin e emrit.
Në fushën e migrimit dhe azilit është dëshmuar ulje drastike e numrit të kosovarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së dhe njëkohësisht ka krijuara kushte dhe kapacitete të mjaftueshmë në rast të një fluksi refugjatësh nga vendet e treta në Kosovë. Kurse është ndryshuar Ligji për Prokurimin Publik duke bërë të detyrueshëm pezullimin dhe largimin e zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar për vepër penale, si dhe është funksionalizuar platforma e prokurimit elektronik.
Në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është kompletuar korniza ligjore si dhe është arritur marrëveshja me Serbinë për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, duke i lejuar qytetarët e të dy vendeve për të udhëtuar brenda ose përmes territoreve të të dyja vendeve me kartat e identitetit. Po ashtu ndër kriteret e fundit të mbetura, lidhej me punën e Avokatit të Pupullit, më saktësisht sigurimin e një objekti adekuat dhe sigurimin e pavarësisë buxhetore për këtë insittucion. Të dy këto pika janë realizuar në tërësi.
Me 4 maj 2016, Komisioni Evropian miratoi rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën pasi është vlerësuar që Kosova ka zbatuar obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Ndërsa në korrik 2016, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian nxori rekomandim që i është drejtuar Komisionit për Liritë Civile të Parlamentit Evropian për të miratuar rekomandimin për heqjen e vizave. Në Raportin e fundit të publikuar me 18 Korrik 2018 u konfirmua përmbushja e të gjitha kritereve. Bazuar në këtë raport, me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi më 21 mars 2018 është përmbushur edhe njëri nga dy kriteret e mbetura.
Gjatë vitit 2022, qeveria e Kosovës ka punuar ngusht me Komisionin Evropian dhe Presidencën Çeke të BE-së për ta kthyer në agjendë të Këshillit të BE-së këtë temë. Qeveria e Kosovës me 12 gusht, 2022 ka dërguar një raport të përditësuar teknik tek Komisioni Evropian me theks në arritjet në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupcionin e krimit të organizuar, riatdhesimin, menaxhimin e azilit e migrimit. Pas vlerësimit pozitiv të këtij përditësimi presidenca Çeke e ka vendosur në agjendën e Këshillit në grupin punes të vizave, duke e zhbllokuar proçesin i cili kishte ngelur i bllokuar për 4 vite.
Rregullorja e BE-së 2023/850 është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së dhe ka hyrë në fuqi me 15 maj, 2023. Sipas saj qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike do ta gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza për vizita afatshkurta duke filluar nga 1 janari, 2024.
Për më shumë vizitoni linkun https://integrimievropian.rks-gov.net/vizat/