Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U mbajt takimi i katërt plenar i Dialogut të Stabilizim Asociimit – “Një vit i mirë për integrimin evropian të Kosovës”

11 Korrik, 2013

Prishtinë, 11 korrik 2013 – Në vazhdim të hapave kyç në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës, Komisioni Evropian i përfaqësuar nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i KE-së për Zgjerim, Joost Korte, vlerësuan se ku qëndron Kosova në një numër fushash të rëndësishme politike. Përmes takimit të katërt plenar të Procesit të Dialogut të Stabilizim Asociimit, të mbajtur sot në Prishtinë, përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan progresin e Kosovës në fushat si, sundimi i ligjit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, tregtia, furnizimi me energji dhe administrata e përgjithshme publike për të shtyrë përpara agjendën evropiane.

Institucionet kosovare u përfaqësuan nga Kryeministri Hashim Thaçi, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar si dhe anëtarët e Kuvendit dhe institucionet e pavarura. Prioritetet e përcaktuara në Studimin e Fizibilitetit për një MSA të ardhshme ishin pikat kryesore të referimit kundrejt të cilave u vlerësua progresi. Ky takim u mbajt menjëherë pasi shtetet anëtare kishin autorizuar nisjen e negociatave për një MSA të ardhshme më 28 qershor.

Takimi u hap nga Kryeministri Hashim Thaçi, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Zgjerim, Joost Korte dhe Shefi i Zyrës së BE-së / Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha:

“Do të dëshiroja të mirëpres, edhe një herë, vendimin e Këshillit Evropian, i cili është marrë në qershor, për fillimin e negociatave për MSA në mes të Kosovës dhe BE-së. Kjo është një arritje historike e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. MSA është marrëveshje e parë kontraktuese e cila ofron një perspektivë të qartë drejt pranimit në BE. Që nga fillimi, është shumë inkurajues fakti që kemi në tavolinë një marrëveshje shumë ambicioze, e cila do të përfshijë të gjitha elementet e MSA-së, përfshirë edhe dialogun politik, përafrimin e legjislacionit, çështjet tregtare, politikat e bashkëpunimit dhe çështjet e brendshme dhe të drejtësisë.”

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Zgjerim, Joost Korte, tha:

“Takimi ynë i sotëm shënon progres të jashtëzakonshëm në raportin midis BE-së dhe Kosovës që nga prilli. Marrëveshja historike e Kosovës me Serbinë, plani për implementimin e kësaj marrëveshjeje, dhe progresi i Kosovës në plotësimin e prioriteteve të studimit tonë të fizibilitetit u miratuan muajin e kaluar nga shtetet tona anëtare, të cilat dhanë dritën jeshile për të vazhduar me negociatat për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi me Kosovën. Është e vështirë të zmadhojmë rëndësinë e këtyre zhvillimeve. Kosova tani është haptazi në rrjedhën e procesit të zgjerimit. Takimi i sotëm është një mundësi për të vlerësuar dhe sinkronizuar orët para se të nisim negociatat me Kosovën.”

Sa i përket tregtisë, u diskutuan përpjekjet e Kosovës për t’u përgatitur për negociatat e ardhshme për një MSA. Meqenëse dispozitat e tregtisë dhe tregut të brendshëm do të përfaqësojnë pjesën më të madhe të MSA, Komisioni ka theksuar nevojën që Kosova të përmirësojë analizën e ndikimeve të një liberalizimi potencial tregtar me BE-në, si një parakusht për përgatitjen e pozicioneve të forta negociuese, me njohuri të plotë për implikimet e MSA-së që ndërlidhen me tregtinë.

U përmend edhe mbajtja e duhur e zgjedhjeve, si një çështje e rëndësishme e cila duhet trajtuar. Mungesa e reformës në sistemin elektoral ishte një prej shqetësime të shprehura nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian. Mbajtja e mirë e zgjedhjeve ishte një parakusht qenësor për një demokraci dhe qeverisje të mirë. BE-ja ritheksoi rekomandimet e saj për një sistem të thjeshtë e transparent i cili do të mundësonte rezultate të sakta dhe me kohë, në përputhshmëri me praktikat dhe standardet më të mira të BE-së.

Diskutuesit u pajtuan se ekziston nevoja për të bërë përpjekje në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër  krimit të organizuar dhe korrupsionit. Implementimi rigoroz i Ligjit të ri për konfiskimin e aseteve dhe sigurimi i kushteve të punës për prokurorët dhe gjykatësit, në mënyrë që t’i kryejnë funksionet e tyre pa presion të jashtëm, u shënuan si parametrat kryesorë në këtë kuptim.

Ky forum dha mundësinë për të diskutuar gjatë situatën aktuale sa i përket të drejtave të njeriut, organizimit institucional; në administratën publike, për të vazhduar me çështjen e të drejtave të njeriut dhe për të bashkëpunuar me organizatat e shoqërisë civile. U diskutua edhe mbrojtja e minoriteteve dhe në mënyrë specifike mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe, si dhe arsimimi në gjuhën serbe.

Strategjia për Energji e Kosovës, në veçanti mbyllja e Kosovës A dhe ndërtimi i Termocentralit të ri Kosova e Re ishte një ndër temat që u diskutuan. Komisioni përsëriti nevojën për të respektuar angazhimet ndërkombëtare, të cilat përfshijnë mbylljen e Kosovës A deri më 31 dhjetor 2017. Siç u njoftua në konferencën e donatorëve në muajin maj, Komisioni Evropian është i gatshëm për të mbuluar kostot e dekomisionimit, me kusht që veprimet të zbatohen në mënyrë graduale që nga viti 2015 e këtej.

Gjithashtu u theksua nevoja urgjente për themelimin e Agjencionit të ri të navigacionit ajror.

Informata mbi Historikun

• Dialogu i PSA është kornizë për KE-në dhe administratën e Kosovës që rregullisht të diskutojnë çështjet teknike dhe politike në lidhje me agjendën evropiane. Takimet kanë dhënë informacione të drejtpërdrejta për raportin vjetor të progresit të Komisionit Evropian, konkretisht në vitin 2012.

• Dialogu i PSA ka për qëllim monitorimin dhe përcjelljen e reformave në Kosovë, në veçanti sa i përket prioriteteve të përcaktuara nga Partneriteti Evropian, dhe po ashtu identifikimin e mënyrës se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

• Janë shtatë fusha të cilat mbulohen në takimet sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër dialogun që BE-ja e ka me kandidatët e tjerë dhe kandidatët potencialë. Takimet sektoriale janë për: Drejtësi, Liri dhe Siguri; Inovacion, Shoqëri të Informacionit, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë; Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim; Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Shëndetit dhe Konsumatorëve; Bujqësi, Peshkim, Pylltari, Siguri të Ushqimit; Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal; Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistika.

• Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Qeveria. Secili takim rezulton në veprime të përbashkëta për t’u përcjellë, mbi të cilat dakordohet që të ndërmerren nga autoritetet kosovare.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

8 Responses to " U mbajt takimi i katërt plenar i Dialogut të Stabilizim Asociimit – “Një vit i mirë për integrimin evropian të Kosovës” "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-katert-plenar-i-dialogut-te-stabilizim-asociimit-nje-vit-i-mire-per-integrimin-evropian-te-kosoves/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-katert-plenar-i-dialogut-te-stabilizim-asociimit-nje-vit-i-mire-per-integrimin-evropian-te-kosoves/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 55338 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-katert-plenar-i-dialogut-te-stabilizim-asociimit-nje-vit-i-mire-per-integrimin-evropian-te-kosoves/ […]

  4. my sources thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-katert-plenar-i-dialogut-te-stabilizim-asociimit-nje-vit-i-mire-per-integrimin-evropian-te-kosoves/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you will find 58355 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-katert-plenar-i-dialogut-te-stabilizim-asociimit-nje-vit-i-mire-per-integrimin-evropian-te-kosoves/ […]

  6. … [Trackback]

    […] There you can find 35885 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-katert-plenar-i-dialogut-te-stabilizim-asociimit-nje-vit-i-mire-per-integrimin-evropian-te-kosoves/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-katert-plenar-i-dialogut-te-stabilizim-asociimit-nje-vit-i-mire-per-integrimin-evropian-te-kosoves/ […]

  8. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-katert-plenar-i-dialogut-te-stabilizim-asociimit-nje-vit-i-mire-per-integrimin-evropian-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *