Zyra për Kriteret Politike
Zyra për Kriteret Politike është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit e cila e cila është përgjegjëse për koordinimin e zbatimit të reformave për integrim në Bashkimin Evropian në fushat në kuadër të Kritereve Politike (ku bëjnë pjesë këto fusha: Parlamenti, Sistemi elektoral, Administrata publike, dhe Bashkëpunimi rajonal dhe obligimet ndërkombëtare), si dhe kapitujt negociues 23 (Gjyqësori dhe të drejtat themelore), 24(Drejtësia dhe punët e brendshme), 31 (Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes) dhe 34 (Institucionet).
Në kuadër të fushave dhe kapitujve të sipërpërmendur, Zyra për Kriteret Politike ushtron këto funksione përmes përafrimit të politikave të Republikës së Kosovës me ato të BE-së në këto fusha, pjesëmarrjes në hartimin e tyre dhe ofrimit të opinioneve profesionale për përafrimin e tyre me kërkesat e acquis-së së BE-së dhe standardet evropiane, monitorimit e vlerësimit të zbatimit të tyre, si dhe koordinimit të përgatitjes së dokumentevekryesore kombëtare të politikave për integrim në BE në këto fusha dhe monitorimit të zbatimit të tyre.
Kjo zyrë gjithashtu koordinon dialogun e reformave me BE-në në këto fusha përmes bashkë-kryesimit të Nënkomitetit të Stabilizim-Asociimit BE – Kosovë për Drejtësi, Liri dhe Siguri dhe të Grupit Punues Sektorial për Integrim Evropian për Qeverisje, si dhe koordinimit e ofrimit të mbështetjes profesionale në funksionimin etyre dhe të strukturave negociuese për anëtarësim në BE në këto fusha e kapituj.
Zyra për Kriteret Politike gjithashtu përgatit raporte të rregullta për Komisionin Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim në BE në fushat dhe kapitujt e sipërpërmendur.
Në kuadër të Zyrës për Kriteret Politike bëjnë pjesë këto divizione: