Divizioni për Koordinim Horizontal të Procesit të Stabilizim-Asociimit
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim Horizontal të Procesit të Stabilizim-Asociimit janë:
1.1. Koordinimi horizontal i procesit të hartimit të dokumenteve të Qeverisë për integrim evropian, në bashkëpunim me Zyrën për Kritere Politike, Zyrën për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm dhe Zyrën për Politika Sektoriale;
1.2. Koordinimi horizontal i monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e dokumenteve kombëtare të integrimit evropian, përfshirë metodologjinë dhe procedurat e unifikuara;
1.3. Koordinimi horizontal i përgatitjes së raporteve për Komisionin Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim evropian;
1.4. Koordinimi i përgatitjes, në bashkëpunim me institucionet dhe palët e tjera relevante, së vlerësimeve, analizave e studimeve mbi zbatimin e reformave për integrim evropian në bashkëpunim me Zyrën për Kritere Politike, Zyrën për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm dhe Zyrën për Politika Sektoriale, përgatitjen e vlerësimeve, analizave e studime mbi zbatimin e reformave për integrim evropian;
1.5. Pjesëmarrja në planifikimin e dokumenteve horizontale të Qeverisë dhe dokumenteve të tjerë të ngjashme, me qëllim të reflektimit në to të prioriteteve për integrim evropian;
- Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim Horizontal të Procesit të Stabilizim-Asociimit raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit për Koordinim Horizontal të Procesit të Stabilizim-Asociimit është tre (3).