Divizioni për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit janë:
1.1. Koordinimi i planifikimit dhe programimit të ndihmës së BE-së dhe donatorëve të tjerë, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;
1.2. Ofrimi i mbështetjes për koordinimin e ndihmës në kuadër të nismave rajonale të BE-së, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;
1.3. Ofrimi i mbështetjes për përgatitjen e politikave dhe dokumenteve strategjike për sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;
1.4. Ofrimi i mbështetjes për përgatitjen e marrëveshjeve financiare ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe BE-së, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;
1.5. Ofrimi i mbështetjes për aktivitetet e strukturave për koordinimin e donatorëve, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;
1.6. Ofrimi i mbështetjes për zhvillimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve, lidhur me procesin e koordinimit të bashkëpunimit për zhvillim, për institucionet përgjegjëse në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit.
- Udhëheqësi i Divizionit për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve në Divizionin për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit është katër (4).