Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Programi Evropa për Qytetarët 2014-2020, i hapur për aplikim për Komunat dhe OJQ-të nga Kosova

26 Janar, 2018

Qëllimi i programit?

 

Qëllimi i përgjithshëm i këtij programi është mbështetja e projekteve që kontribuojnë tek rritja e njohurive  të qytetarëve rreth Unionit, historisë dhe diversitetit të tij dhe projektet që nxisin qytetarinë evropiane si dhe për përmirësimin e kushteve për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike në nivel të Unionit.

 

Objektivat specifike që duhet të ndiqen në nivel trans-nacional ose me një dimension evropian për këtë program, janë si në vijim:

 

– Rritja e ndërgjegjësimit rreth kujtesës, historisë dhe vlerave të përbashkëta si dhe qëllimit të Unionit, e që është promovimi i paqes, vlerave dhe mirëqenies së popujve të tij duke nxitur debatin, reflektimin dhe zhvillimin e rrjeteve;

 

– Inkurajimi i pjesëmarrjes demokratike dhe qytetare të qytetarëve në nivel të Unionit, duke zhvilluar njohuritë e qytetarëve rreth procesit të politik-bërjes brenda Unionit dhe promovimin e mundësive për angazhim shoqëror dhe ndërkulturor dhe vullnetarizëm në nivel të Unionit.

Kush mund të aplikojë?

 

Thirrja është e hapur për Komunat dhe Organizatat Joqeveritare në partneritet me homologët e tyre nga vendet anëtare të BE-së dhe të cilët duhet të përmbushin kriteret specifike të mëposhtme të partneritetit:

 

    • Binjakëzimi i qytetit – Qyteti/Komunat ose komitetet e tyre të binjakëzimit ose organizatat tjera jofitimprurëse që përfaqësojnë autoritetet lokale. Projekti duhet të përfshijë komunat e të paktën 2 vendeve të kualifikueshme, nga të cilat së paku njëri duhet të jetë Shtet Anëtar i BE-së.

 

    • Rrjetet e qyteteve – Qytetet/Komunat ose komitetet ose rrjetet e tyre të binjakëzimit, nivelet e tjera të autoriteteve lokale/rajonale, federatat/asociacionet e autoriteteve lokale, organizatat jofitimprurëse që përfaqësojnë autoritetet lokale. Projekti duhet të përfshijë komunat nga të paktën 4 vende të kualifikueshme, nga të cilat së paku njëri duhet të jetë Shtet Anëtar i BE-së.

 

  • Projektet e shoqërisë civile – Organizatat jofitimprurëse, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, institucionet arsimore, kulturore ose kërkimore. Projekti duhet të përfshijë organizata nga të paktën 3 vende të kualifikueshme, nga të cilat së paku njëri duhet të jetë Shtet Anëtar i BE-së

 

Cili është afati i fundit për aplikim?

 

 

Programi zbatohet nëpërmjet dy Fushave të veprimit  dhe një Veprimi horizontal:

 

    • Fusha e veprimit 1: Kujtesa evropiane: Rritja e ndërgjegjësimit rreth kujtesës, historisë dhe vlerave e përbashkëta, si dhe qëllimi i Unionit.

 

  • Fusha e veprimit 2: Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare: Inkurajimi i pjesëmarrjes demokratike dhe qytetare të qytetarëve në nivel të Unionit.

Fusha e veprimit 1. Kujtesa evropiane

 

Afati i fundit për dorëzim Periudha e kualifikueshmërisë: Projektet duhet të fillojnë ndërmjet
1 Mars 1 Gushti i të njëjtit vit si afati i fundit dhe 31 Janari i vitit pas afatit të fundit

 

Fusha e veprimit 2. Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare

 

Masa Afati i fundit për dorëzim* Periudha e kualifikueshmërisë: Projektet duhet të fillojnë ndërmjet
Binjakëzimi i qyteteve
  1 Mars 1 Korriku i të njëjtit vit të afatit të fundit dhe 31 Marsi i vitit pas afatit të fundit
  1 Shtator 1 Janari dhe 30 Shtatori i vitit pas afatit të fundit
Rrjetet e qyteteve
  1 Mars 1 Korriku dhe 31 Dhjetori i të njëjtit vit si afati i fundit
  1 Shtator 1 Janari dhe 30 Qershori i vitit pas afatit të fundit
Projektet e shoqërisë civile
1 Mars 1 Gushti i të njëjtit vit si afati i fundit dhe 31 Janari i vitit pas afatit të fundit

 

Ku mund të marr informata?

 

Për më shumë informata lidhur me mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni faqen e internetit: https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/strands/europe-for-citizens-democratic-engagement-and-civic-participation_en

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

2 Responses to " Programi Evropa për Qytetarët 2014-2020, i hapur për aplikim për Komunat dhe OJQ-të nga Kosova "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 17870 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/programi-evropa-per-qytetaret-2014-2020-i-hapur-per-aplikim-per-komunat-dhe-ojq-te-nga-kosova/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/programi-evropa-per-qytetaret-2014-2020-i-hapur-per-aplikim-per-komunat-dhe-ojq-te-nga-kosova/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *