Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Në seancën e djeshme të Kuvendit u ratifikuan marrëveshjet ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në katër Programe të BE-së: Single Market, Digital Europe, CERV – Citizens, Equality, Rights and Values, dhe Justice.

17 Maj, 2024

Prishtinë 17 Maj 2024 

Tashmë institucionet publike, organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare, universitetet, institutet hulumtuese dhe kompanitë kosovare, përfshirë shoqatat e biznesit, mund të aplikojnë në thirrjet e hapura për të përfituar nga këto programe, të cilat synojnë të promovojnë bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare dhe shteteve të asociuara si Kosova.

Single Market (Tregu i Vetëm) me buxhet të gjithmbarshëm prej më se 4 milardë euro për periudhën 2021-2027, synon të forcojë mbikëqyrjen e tregut të brendshëm, të përmirësojë konkurrencën e industrisë, veçanërisht të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
https://commission.europa.eu/…/single-market-programme_en

Digital Europe (Evropa Digjitale) ka për qëllim të rrisë qasjen në digjitalizim duke ofruar grante që mbështesin avancimin në fushat e resurseve kompjuterike me performancë të lartë, inteligjencës artificiale, aftësive digjitale dhe përforcimit të kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmërisë.

Programi synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë dhe shoqërinë e BE-së, të mbështesë digjitalizimin në përgjithësi dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në veçanti. Buxheti i gjithmbarshëm për periudhën 2021-2027, është mbi 7 miliardë euro.
https://digital-strategy.ec.europa.eu/…/digital-programme

CERV – Citizens, Equality, Rights and Values (Qytetarët, Barazia, Të drejtat dhe Vlerat) synon të mbështesë dhe zhvillojë shoqëri të hapura, të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, me shoqëri civile të fuqizuar përmes inkurajimit të pjesëmarrjes demokratike, qytetare dhe sociale dhe kultivimit të diversitetit të shoqërisë evropiane bazuar në vlerat e përbashkëta, historinë dhe kujtesën. Buxheti i këtij programi për periudhën 2021-2027, është 1.56 miliardë euro.
https://ec.europa.eu/…/portal/screen/programmes/cerv

Justice (Drejtësia) ofron fonde për të mbështetur bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe penale për gjyqtarët dhe praktikuesit e tjerë ligjorë dhe qasjen efektive në drejtësi për qytetarët dhe bizneset.

Me një buxhet prej 300 milionë euro, programi kontribon në zhvillimin e mëtejshëm të një zone evropiane të drejtësisë të bazuar në sundimin e ligjit, duke përfshirë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, njohjen reciproke, besimin reciprok dhe bashkëpunimin gjyqësor.
https://ec.europa.eu/…/portal/screen/programmes/just2027

Last modified: 21 Maj, 2024

Comments are closed.