Përvoja kroate e rëndësishme për Kosovën në zbatimin e MSA-së

Prishtinë, 3 mars 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian z. Ramadan Ilazi zhvilloi sot një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë znj.Marija Kapitanović dhe sekretarin e parë z.Mladen Glavina.
Zv.ministri Ilazi ka falënderuar ambasadoren Kapitanović për bashkëpunimin dhe mbështetjen  e vazhdueshme që ka ofruar Republika e Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e Integrimit Evropian.

Gjatë takimit zv.Ministri Ilazi diskutoi për çështje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), përgatitjet që po bëjnë institucionet e Kosovës në implementimin e MSA-së, duke theksuar që Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën kroate në zbatimin e MSA-së.

Në anën tjetër, ambasadorja Kapitanović shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Rrjedhimisht zv.Ministri Ilazi dhe ambasadorja Kapitanović u dakorduan për një sërë takimesh me fokus të veçantë konkretizimin e bashkëpunimit në zbatimin e MSA-së.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors