Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së: A jemi më afër integrimit në BE

27 Shkurt, 2017

Prishtinë, 27 shkurt 2017 – Sot u mbajt një tryezë diskutimi e organizaur nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ku pjesëmarrëse në panel ishte Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj.

Temë e diskutimit ishte “Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së: A jemi më afër integrimit në BE?”.

 

Ky ogranizim kishte për qëllim që të komunikohet për progresin  e deritanishëm  në realizimin e objektivave që dalin nga Plani i Veprimit për Zbatimin e MSA-së, sfidat e paraqitura deri më sot dhe rolin e institucionëve kyçe për të zbatuar reformat e kërkuara nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim në planin afatshkurtër. Sikurse, edhe sa janë formësuar strukturat për menaxhim me këtë proces, në këtë përiudhë pa mbushur një vitë të plotë.
Hyrja në fuqi e MSA-së shënoi kapitullin e parë në kuadër të procesit integrues të Kosovës. Deri në hyrjen në fuqi të MSA-së Kosova nuk ka pasur asnjë raport formal me BE-në.

 

Ministrja Ahmetaj tha se: “Me hyrjen në fuqi të MSA-së është krijuar një bazë e re ligjore në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe krijoi një dialog të ri ndërmjet dy entitetëve në skenën ndërkombëtare. MSA ka njohur entitetin ligjor dhe politik të Kosovës si palë në skenën evropiane dhe ndërkombëtare përmes një traktati ndërkombëtar. Neni 141 I MSA-së njohu për herë të parë territorin e Kosovës dhe nënvizoi që MSA zbatohet në territorin e Kosovës .“

Poashtu nga Ministrja Ahmetaj thekosoi se MSA-ja përmban dispozita të qarta që krijojnë obligime për BE-në që të realizojë përspektivën Evropiane të Kosovës. MSA ka krijuar  strukturat e reja institucionale ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe dialog të ri politik. Ministrja Ahmetaj përmendi disa nga pikat kryesore që do të kenë ndikim nga MSA, ajo theksoi se: “ Liberalizimi i tregut rritë konkurrueshmërinë e ndërrmarrjeve dhe ofron çmime më të lira për qytetarin, produktet industriale dhe bujqësore do të eksportohen në BË pa asnjë tarifë doganore, MSA do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e investimeve të huaja direkte etj.

Njëkohësisht Ministrja Ahemtaj, shprehu falëndërimin e sajë për bashkëpunimin e deritanishëm me përfaqësuesit e shoqërisë civile, dhe posqëisht anëtarëve të Komisioneve parlamentarë nga Kuvvendi Republikës së Kosovës. Kjo për përkushtimin e tyre si partner në këtë proces për të kontribuar zbatimit të MSA-së pasiqë reflekton në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, niveli i zbatueshmërisë së MSA-së që në vitin e parë ka filluar të tregojë rezultate të dukshme, dhe se këto rezultate po marrin formë në kuptimin e tyre ekonomik dhe politik. MSA ka krijuar mjedis të ri politik përmes Programëve te BE-së që iu mundëson qytetarëve përfitime të drejtpërdrejta. Ndërsa këtë vit qeveria e Kosovës ka planifikuar buxhetim të saktë për Planin Kombëtarë për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Ascoiimit (PKZMSA).

Gjatë debatit u rikonfirmua rëndësia e MSA-së si mekanizëm kyç për përspektivën Evropiane të Kosovës.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

6 Responses to " Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së: A jemi më afër integrimit në BE "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-vit-pas-hyrjes-ne-fuqi-te-msa-se-a-jemi-me-afer-integrimit-ne-be/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-vit-pas-hyrjes-ne-fuqi-te-msa-se-a-jemi-me-afer-integrimit-ne-be/ […]

  3. BAU thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-vit-pas-hyrjes-ne-fuqi-te-msa-se-a-jemi-me-afer-integrimit-ne-be/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-vit-pas-hyrjes-ne-fuqi-te-msa-se-a-jemi-me-afer-integrimit-ne-be/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-vit-pas-hyrjes-ne-fuqi-te-msa-se-a-jemi-me-afer-integrimit-ne-be/ […]

  6. Jaxx Liberty thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-vit-pas-hyrjes-ne-fuqi-te-msa-se-a-jemi-me-afer-integrimit-ne-be/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *