Pejë, 16 shtator 2013 – Në qytetin e Pejës, nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) dhe Agjencisë për Zhvillim Rajonal të zonës perëndimore (AZHR Perëndim), dhe, me mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe projektit të BE-së për zhvillim rajonal, u mbajt punëtoria për zhvillim rajonal për zonën perëndimore të Kosovës.
Hapjen e punëtorisë e bëri Zëvendësministri nga Ministria e Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli. Gjithashtu fjalën hyrëse patën edhe Zëvendësministri nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Basri Musmurati, Udhëheqësi i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock dhe Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuqi, njëherësh udhëheqës i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal të zonës perëndimore të Kosovës. Të pranishëm në takim ishte po ashtu dhe përfaqësues nga komunat tjera të zonës perëndimore, sikurse Peja, Gjakova, Deçani, Klina dhe Istogu si dhe përfaqësues nga komuniteti i donatorëve, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile.
Gjatë punëtorisë, u prezantua strategjia për zhvillim rajonal nga Drejtoresha Ekzekutive e AZHR Perëndim, Leman Hatashi. Pas kësaj, u zhvillua një diskutim para një paneli të përbërë nga përfaqësuesit e komunave të zonës perëndimore. Përfaqësuesit e komunave paraqitën pikëpamjet e tyre dhe prioritetet për zhvillim në komunat e tyre.
Fokusi i diskutimeve në këtë punëtori ishte lidhja në mes prioriteteve rajonale për zhvillim me planifikimin kombëtar. Posaçërisht u diskutua lidhja e programeve të donatorëve me prioritetet e komunave, duke siguruar një sinergji në mes koordinimit të donatorëve në nivel qendror dhe intervenimit me programet lokale.
Pjesëmarrësit gjithashtu patën rastin të informohen për mundësitë e ofruara nga donatorët dhe aktivitetet qeveritare në nivel qendror, që u prezantuan nga përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimit Evropian. Nga zyrtarët e MIE u njoftua se pas hartimit të draftit të parë zyrtar të Dokumentit Strategjik të Vendit për asistencën e BE-së për periudhën 2014-2020 (IPA 2), në tetor të këtij viti pritet të fillojnë konsultimet me të gjithë palët e interesit për sa i përket prioriteteve për financim nga IPA 2. Për të reflektuar dimensionin rajonal në kuadër të këtyre prioriteteve, MIE, me mbështetjen e AZHR-ve të rajoneve përkatëse dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera partnere, do të organizojë takime dhe punëtori të tjera të karakterit më teknik me përfaqësuesit e nivelit lokal.
Në takim, si konkluzion kryesor u paraqit nevoja për koordinim dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet nivelit qendror dhe lokal. Posaçërisht, u theksua nevoja për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta në mes MIE dhe zyrtarëve për integrim evropian në komunat e Kosovës. MIE u zotua të trajtojë drejtpërdrejt iniciativat që vjen nga niveli lokal tani e tutje. Pas organizimit të kësaj punëtorie, planifikohen edhe 4 punëtori të tjera për zonat e tjera ekonomike të Kosovës.
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 33590 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 46893 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 11018 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 47076 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 67867 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-peje-u-mbajt-punetoria-per-zhvillim-rajonal-per-rajonin-e-perendimit/ […]