Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Këshilli

Këshilli i Stabilizim-Asociimit

Këshilli i Stabilizim-Asociimit BE – Kosovë (KSA) është struktura më e lartë institucionale e përbashkët ndërmjet Bashkimit Evropian (BE-së) dhe Republikës së Kosovës. Ai është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). KSA gjithashtu shqyrton çfarëdo çështje kyçe në kuadër të marrëveshjes dhe çfarëdo çështje tjetër të interesit të përbashkët për BE-në dhe Kosovën si palë në marrëdhënie kontraktuale.

KSA është themeluar dhe funksionin sipas neneve 126 – 128 të MSA-së. Bazuar në këto dispozita, KSA e kryen këtë funksion përmes vendimeve në kuadër të fushëveprimit të MSA-së. Vendimet e tij janë të detyrueshme për të dyja palët në marrëdhënie kontraktuale, BE-në dhe Kosovën. Ai gjithashtu mund të nxjerrë rekomandime në kuadër të fushëveprimit të marrëveshjes.

KSA përbëhet nga përfaqësues të BE-së dhe Kosovës të cilët janë vendimmarrës të nivelit të lartë politik, ndërsa shprehimisht parasheh se Banka Evropiane për Investime është anëtare vëzhguese e tij. KSA mban mbledhje të rregullta dhe gjithashtu mund të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme. MSA parasheh që KSA mbështetet dhe ndihmohet në kryerjen e funksioneve të tij nga strukturat e nivelit më të ulët hierarkik, përkatësisht Komiteti Stabilizim-Asociimit dhe nënkomitete e grupe të veçantë.

Përbërja dhe rregullat e funksionimit të KSA-së, si dhe themelimi i strukturave të tjera mbështetëse e ndihmëse, përbërja e rregullat e funksionimit të tyre rregullohen më hollësisht përmes Rregullores së Punës së Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE – Kosovë, të miratuar nga KSA në mbledhjen e parë të rregullt të tij, më 25 nëntor 2016.

Comments are closed.