Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha viziton Qendrën për promovimin e të Drejtave të Grave, Fuqizimi i grave duhet të jetë prioritet yni

15 Mars, 2019

Prishtinë, 15 Mars 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, ku u prit nga Drejtoresha, Kadire Tahiraj me bashkëpunëtore, dhe me këtë rast, vlerësoi punën e madhe që bëjnë gratë aty.

Pavarësia ekonomike e grave është thelbësore për mirëqenien e tyre, gratë në biznes janë kontribuuese të mirëqenies jo vetëm për familjet e veta por edhe më gjerë, ka shkruar Ministrja në rrjetin social, pas vizitës.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në fb:

“Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, është vendi ku manifestohen puna, përkushtimi dhe solidariteti në mes të grave të kësaj komune, me aktivitete artizanale dhe artistike nga duart e arta të grave të kësaj qendre.

Pavarësia ekonomike e grave është thelbësore për mirëqenien e tyre, gratë në biznes janë kontribuuese të mirëqenies jo vetëm për familjet e veta por edhe më gjerë. Po ashtu, ato janë të dëshmuara si shumë të përkushtuara, posaçërisht në vendimmarrje, andaj fuqizimi i tyre sjell shumë të mira.”

Last modified: 5 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *