Prishtinë, 9 Maj 2018 – Pas përmbylljes së aktiviteteve treditore, kushtuar Ditës së Evropës, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se “secili nga ne, duhet të angazhohemi që vitin e ardhshëm kur shënojmë Ditën e Evropës, vendi ynë, Kosova, të jetë më afër Bashkimit Evropian edhe me punë edhe me vepra”.
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social”Ditën e tretë të shënimit të Ditës së Evropës, kemi filluar me ecjen në Sheshin e kryeqytetit me ambasadorë dhe përfaqësues të BE-së.
Aty na priti një performancë e këndshme, ku nga të rinjtë u ekzekutua Himni i Evropës. Koncerti i “Okarinës” nga fëmijët në shesh, na frymëzoi për të ardhmen e ndritur të vendit tonë! Së bashku me mysafirët, kemi vizituar Panairin e grave ndërmarrëse, të cilat meritojnë mirënjohje të veçantë. Për nder të Ditës së Evropës, pas konkursit, kemi shpërblyer punimet më të suksesshme të nxënësve dhe storiet e gazetarëve, kushtuar kësaj dite.
Në fund, kemi dhënë edhe mirënjohje për gratë ndërmarrëse, pjesëmarrëse në Panair. Falënderoj të gjithë ata që u angazhuan që kjo ditë të shënohet sa më mirë, gratë ndërmarrëse, të rinjtë, nxënësit dhe mediet! Secili nga ne, duhet të angazhohemi që vitin e ardhshëm kur shënojmë Ditën e Evropës, vendi ynë, Kosova, të jetë më afër Bashkimit Evropian edhe me punë edhe me vepra!
Gëzuar Dita e Evropës!
Last modified: 9 Gusht, 2022