Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në Mëngjesin e lutjeve në Berlin Të kemi qasje në vlerën themelore të BE-së, në lëvizjen e lirë

7 Qershor, 2019

Berlin, 7 Qershor 2019 – Me ftesë të anëtarëve të Parlamentit Gjerman, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Mëngjesin e lutjeve, ku ishin të pranishme edhe personalitete të shquara nga Gjermania dhe rreth 50 shtete të tjera nga të gjitha kontinentet. Ministrja Hoxha në takime, ka cekur se “Kosova ka nevojë për vlerësim dhe përkrahje në liberalizimin e vizave, në veçanti pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në vlerën themelore të BE-së, lëvizjen e lirë, potencova në takime me personalitetet e shquara në këtë Mëngjes të lutjeve”.

Lidhur me pjesëmarrjen në këtë Mbledhje ndërkombëtare, Mëngjesin e lutjeve në Berlin, ministrja Hoxha e vlerësoi lart, duke theksuar se ishte rast edhe të bëhej diskutim me udhëheqës e diplomat të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën si dhe liberalizimin e vizave.

“Simbolika e Mëngjesit të lutjeve në Berlin, përtej temave në fokus, promovon pajtimin dhe paqen, në veçanti për të përkrahur njerëzit që janë në rrezik, si dhe të varfrit, të pafavorizuarit, të uriturit ose refugjatët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në dhjetëra takime me mysafirët e Konferencës ndërkombëtare, potencova të arriturat e Kosovës në procesin integrues, nevojën e njohjes dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare në veçanti për liberalizimin e vizave, pas plotësimit të të gjitha kushteve të parapara me udhërrëfyesin”, ka potencuar Ministrja Hoxha.

Po ashtu, Ministrja ka diskutuar me mysafirët e shquar të kësaj konference, duke potencuar se Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse, për më shumë se 7 vjet, ka punuar për arritjen e kushteve nga udhërrëfyesi.

Mëngjesi i Lutjeve, u kryesua nga deputetët e Parlamentit gjerman, Dr. Albert Weiler, Bernd Rützel dhe Steffen Bilger, ndërsa me fjalë rasti u prezantua edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë, me trajtimin e temës bosht: 30 vjet rënia e Murit të Berlinit nga një këndvështrim – Ecni me një dëshmitar bashkëkohor në Portën e Brandenburgut.

Last modified: 5 Gusht, 2022

9 Responses to " Ministrja Hoxha në Mëngjesin e lutjeve në Berlin Të kemi qasje në vlerën themelore të BE-së, në lëvizjen e lirë "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-mengjesin-e-lutjeve-ne-berlin-te-kemi-qasje-ne-vleren-themelore-te-be-se-ne-levizjen-e-lire/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-mengjesin-e-lutjeve-ne-berlin-te-kemi-qasje-ne-vleren-themelore-te-be-se-ne-levizjen-e-lire/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-mengjesin-e-lutjeve-ne-berlin-te-kemi-qasje-ne-vleren-themelore-te-be-se-ne-levizjen-e-lire/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you can find 92358 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-mengjesin-e-lutjeve-ne-berlin-te-kemi-qasje-ne-vleren-themelore-te-be-se-ne-levizjen-e-lire/ […]

  5. vape carts thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-mengjesin-e-lutjeve-ne-berlin-te-kemi-qasje-ne-vleren-themelore-te-be-se-ne-levizjen-e-lire/ […]

  6. cock thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-mengjesin-e-lutjeve-ne-berlin-te-kemi-qasje-ne-vleren-themelore-te-be-se-ne-levizjen-e-lire/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-mengjesin-e-lutjeve-ne-berlin-te-kemi-qasje-ne-vleren-themelore-te-be-se-ne-levizjen-e-lire/ […]

  8. Emiko thotë:

    Hello there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization? I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
    If you know of any please share. Cheers! You can read similar
    article here: Blankets

  9. chat room thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-mengjesin-e-lutjeve-ne-berlin-te-kemi-qasje-ne-vleren-themelore-te-be-se-ne-levizjen-e-lire/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *