Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Na duhet administratë efikase, pa nepotizëm, e pa politizuar, transparente dhe me llogaridhënie

31 Tetor, 2017

Prishtinë, 31 Tetor 2017 – Në takimin ndërministror, dedikuar Reformës së Administratës publike, ku ishte i pranishëm Kryeministri Haradinaj, dhe ministrat e resorëve të caktuar, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se Ministria që ajo e drejton, po punon ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme.

“MSA-ja, pos aspekteve politike dhe ekonomike, parasheh edhe kapitullin e përfarimit të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit. Po punojmë ngushët me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha ka vënë në dukje se Kosovës i duhet “administratë efikase, pa nepotizëm, e pa politizuar, transparente dhe me llogaridhënie. Reformën e administratën publike, do ta bëjmë sipas standardeve evropiane. Zhvillimi profesional i administratës publike dhe vlerësimi i performansës së saj, duan përkushtim”.

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *