Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Komunikimi për procesin integrues të jetë i rregullt dhe me detaje të këtij procesi

6 Dhjetor, 2017

Prishtinë, 6 Dhjetor 2017 – Në takimin me grupin punues të zyrtarëve për komunikim të ministrive, të involvuara në procesin e integrimit Evropian, Ministrja Dhurata Hoxha, ka theksuar se 35 kapituj të planit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA), mbulojnë sferat e zhvillimit të një shoqërie, andaj, ka theksuar ajo, për të arritur standardet e kërkuara për integrim, kërkohet që të avancohet në të gjitha këto fusha.

“Kërkohet koordinim i mirëfilltë dhe njëkohësisht të zhvillohet komunikim me qytetarët në baza të rregullta, në mënyrë që edhe ata ta kenë të qartë se çfarë kërkohet nga ta dhe cili do të ishte kontributi i tyre në këtë proces”, ka theksuar ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha duke kërkuar që të komunikojnë detaje të procesit të integrimit, në mënyrë të rregullt të informojnë për zhvillimet në këtë proces dhe kontributin e tyre në vendimmarrje.

Ministrja Hoxha kërkoi të kihet parasysh rëndësia dhe serioziteti i procesit integrues në komunikim.

“Përcillni me seriozitet procesin dhe në koordinim me Zyrën për informim të MIE-së, komunikimin e rregullt të procesit te integrimit dhe zbatimin e MSA-së, në fushat Tuaja, pasi që së shpejti, Strategjia për komunikim shkon për aprovim në Qeveri dhe ministrat gjegjës, do të kenë raportime të rregullta për nivelin e zbatueshmërisë së Strategjisë dhe sfidave të procesit”, ka theksuar Ministrja Dhurata Hoxha.

Të filloni planifikimin e realizimit të aktiviteteve të komunikimit në fushat që mbuloni, vuri në dukje Ministrja Hoxha, të bëhet planifikimi buxhetor për aktivitetet që i kontribuojnë komunikimit për procesin integrues dhe zbatimit ë MSA-së, dhe ofroi përkrahje në këtë drejtim për zyrtarët e komunikimit të ministrive që janë të lidhura me këtë proces.

Last modified: 9 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Hoxha: Komunikimi për procesin integrues të jetë i rregullt dhe me detaje të këtij procesi "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 46287 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-komunikimi-per-procesin-integrues-te-jete-i-rregullt-dhe-me-detaje-te-ketij-procesi/ […]

  2. explanation thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-komunikimi-per-procesin-integrues-te-jete-i-rregullt-dhe-me-detaje-te-ketij-procesi/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *