Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj u takua me Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së

22 Shkurt, 2017

Prishtinë, 22 shkurt 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj është takuar sot me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan prioritetet kyçe, respektivisht avancimi me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evopiane, të njohur si ‘ERA’. Sikruse edhe për finalizimin e çështjeve në kuadër të procesit të Liberalizimit të Vizave dhe Programeve të BE-së.

Më në detaje u diskutua për zhvillimet më të fundit dhe avancimin që ka bërë Kosova me shumicë të votave të Agjendës për Reforma Evopiane. Nga e cila parashihen 22 prioritete që duhen të plotësohen përgjatë vitit 2017 me fokus në; Qeverisjen e mirë dhe Sundimin e Ligjit, Konkurrencën dhe Arsimin.

Me këtë rast Ministrja Ahemtaj i njoftoi të pranishmit se Ministria e Integrimit Evropian në koordinim me Zyrën e BE-së do të sigurohen që fondet e BE-së të mbështesin drejtpërdrejt zbatimin e ERA-s. Poashtu, Ministrja tha se: ”Gati një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së e kemi parë të domosdoshme lansimin e fushatës informuese për rëndësinë e MSA-së për të sjellë MSA-në sa më afër për qytetarët e zakonshëm. Ndërsa, në ditët e ardhshme, Qeveria parashihet të miratojë Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së”.

Rreth procesit të Liberalizimit të Vizave, Zyra e BE-se dhe Ambasadorët e pranishëm kanë theksuar rëndesinë në luftën kundër korrupsionit dhe është biseduar për reformat që janë duke u ndërmarrë në drejtësi. Ndërsa Ministrja Ahmetaj potencoi se: “Ne jemi në procesin e rritjes së kapaciteteve të Prokurorisë Speciale me rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale”.

Ndërsa për qasjen në programet e BE-së, në nëntor, Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëvshjen Kornizë për qasje në programet e BE-së, dhe tani Ministria e Integrimit Evropian është duke organizuar debate publike me institucionet përkatëse, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit dhe akademisë për të vendosur se në cilat Programe Kosova duhet të marrë pjesë.

Nga ana e tyre, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së vlerësuan përkushtimin e  MIE në shtyrjen përpara të agjendës evropiane dhe të institucioneve të Kosovës përgjatë gjithë procesit duke konfirmuar mbështetjen e shteteve të tyre përkatëse në këtë drejtim.
 

Last modified: 10 Gusht, 2022

9 Responses to " Ministrja Ahmetaj u takua me Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së "

  1. vapes thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 44606 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

  4. faceless niches thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Here you can find 82206 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

  8. … [Trackback]

    […] There you can find 55380 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

  9. Continued thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-u-takua-me-ambasadoret-e-shteteve-anetare-te-be-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *