Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Reka raporton para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian: integrimi Evropian është detyrë e të gjithëve

3 Mars, 2020

Prishtinë, 3 Mars 2020 – Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot për herë të parë raportoi në Komisionin parlamentar për Integrim Evropian.

Në ekspozenë e tij, Ministri Reka paraqiti të gjeturat në Ministrinë që udhëheqë, raportoi mbi realizimin e prioriteteve në integrimin Evropian, si dhe për prioritetet e kësaj ministrie në këtë proces.

Poashtu, theksoi se mbetet shumë punë për t’u bërë sepse as gjysma e MSA-së nuk është zbatuar, sikur as ERA 1, si dhe mos përmbyllja e IPA 2. Në këtë drejtim ai poashtu theksoi edhe procesin e Liberalizimit të Vizave ku potencoi edhe një herë çështjen e 61 rasteve të shënjestruara të profilit të lartë të krimit të organizuar dhe të korrupsionit ku nuk janë dorëzuar prova për përfundimin e tyre gjyqësore, gjë e cila po kërkohet prej shteteve hezituese në vendimmarrjen e tyre pozitive të liberalizimit të vizave.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve ai potencoi se procesi i integrimit Evropian është stafetë maratone, nuk është çështje e një qeverie por është çështje e tërë shoqërisë dhe tërë shtetit ku kërkoi që së paku këtu pozita dhe opozita të kenë një unison rreth këtij përcaktimi strategjik për vendin tonë.

Ministri Reka ritheksoi se gjatë mandatit të tij do të udhëhiqet nga parimi i llogaridhënies dhe transparencës.

Last modified: 5 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministri Reka raporton para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian: integrimi Evropian është detyrë e të gjithëve "

  1. illuminati join thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-raporton-para-komisionit-parlamentar-per-integrim-evropian-integrimi-evropian-eshte-detyre-e-te-gjitheve/ […]

  2. BAUC thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-raporton-para-komisionit-parlamentar-per-integrim-evropian-integrimi-evropian-eshte-detyre-e-te-gjitheve/ […]

  3. Ks Quik 800 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-raporton-para-komisionit-parlamentar-per-integrim-evropian-integrimi-evropian-eshte-detyre-e-te-gjitheve/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-raporton-para-komisionit-parlamentar-per-integrim-evropian-integrimi-evropian-eshte-detyre-e-te-gjitheve/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *