Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku raporton në Komisionin parlamentar për integrime evropiane

3 Nëntor, 2015

Prishtinë, 3 nëntor – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku, ka raportuar sot në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) të nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së e cila u ratifikua më 2 nëntor nga Kuvendi i Kosovës si dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku, ka shpjeguar para anëtarëve të këtij komisioni hapat e ardhshëm që do të kontribuojnë në sigurimin e zbatimit të MSA-së.  Në këtë drejtim, ministri Çollaku i ka informuar për masat që po ndërmerren në kuadër të përgatitjes së Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së, përafrimit dhe përkthimit të legjislacionit si dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

Po ashtu ministri Çollaku, si udhëheqës i procesit të liberalizimit të vizave, ka informuar komisionin edhe për këtë proces duke thënë se janë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara.

Ministri Çollaku, ka bërë të ditur para anëtarëve se është dorëzuar inputi i fundit në Komision Evropian në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe pritet që deri në fund të këtij viti të kemi një rekomandimi pozitiv i cili do të mundësoj që qytetarët  të lëvizin pa viza në vitin 2016.

Po ashtu ministri i Integrimit Evropian i është përgjigjur interesimit të deputetëve për çështje të tjera që lidhen me MSA-në, liberalizmin e vizave si  dhe nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë për qasjen e Kosovës në programet e BE-së.

Ministri Çollaku ka thënë se pret angazhimin e të gjithë akterëve në zbatimin e MSA-së dhe njëkohësisht ka vlerësuar se Kuvendi dhe Komisioni për Integrime Evropiane kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.

Last modified: 11 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministri Çollaku raporton në Komisionin parlamentar për integrime evropiane "

  1. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 6546 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-raporton-ne-komisionin-parlamentar-per-integrime-evropiane/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-raporton-ne-komisionin-parlamentar-per-integrime-evropiane/ […]

  3. mars og strain thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-raporton-ne-komisionin-parlamentar-per-integrime-evropiane/ […]

  4. browning auto 5 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-raporton-ne-komisionin-parlamentar-per-integrime-evropiane/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-raporton-ne-komisionin-parlamentar-per-integrime-evropiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *